Mediumi boshnjak: Milan Radojiçiq është plagosur në sulmin ndaj policicë së Kosovës

Sarajevë, 25 shtator 2023 – Mediumi boshnjak Istraga.ba shkruan se nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Milan Radojiçiq, ka marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe është plagosur, të dielën.

“Milan Radojiçiq, njëri ndër krerët e Listës Serbe, është plagosur gjatë sulmit terrorist në Kosovë, merr vesh @IstragaB. Sot kemi provuar disa herë të vëmë kontakt me Radojiçiqin. Së pari, një person i panjohur që është përgjigjur në numrin e tij të telefonit ka thënë se nuk është Radojiçiq, ndërsa më vonë, në komunikimin me SMS, i njëjti person ka thënë se Radojiçiqi është mirë dhe se atij po ia mveshin. Sipas informacioneve të IstragaB, Radojiçiq është duke u shëruar në Serbi”, shkruan ky portal.

 IstragaB e publikon edhe një pjesë të komunikimit me SMS me personin që komunikon nga numri i Radojiçiqit. Komunikimi fokusohet në pjesëmarrjen e Radojiçiqit në sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Bie në sy se personi që shkruan nga numri i telefonit të Radojiçiqit, s’mund ta fshehë se ai nuk është Radojiçiqi. “Do t’ia përcjell”, shkruan ai, në përgjigje të kërkesës së portalit që deklarohet lidhur me raportimet se ai ka marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Numri i Radojiçiqit: Nuk ka nevojë të shqetësohesh – “Shqetësohesh”.

Portali: Unë nuk po shqetësohem, por po pyes. Leja juaj e armëmbajtjes është gjetur në një automobil dhe kjo do të thotë se sulmuesit janë të lidhur me Ju.

Numri i Radojiçiqit: Po mveshin.

Portali: Kush po jua mvesh? Ja, a mund të jepni një deklaratë të shkurtër. Do ta publikoj në mënyrë integrale.

Numri i Radojiçiqit: Do t’ia përcjell, ndonëse qartësisht dyshoj.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të hënën se ka dëshmi se Radojiçiq ka qenë pjesë egrupit të terroristëve serbë që e sulmuan Policinë e Kosovës të dielën. Ai tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dokumente që i përkasin Radojiçiqit.

This image has an empty alt attribute; its file name is Leje-per-armembajtje-e-Millan-Radoiciqit.jpg

“Kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojçiçit, që dëshmojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejt në këtë aksion”, tha Sveçla.

Ai tha se automjeti i Radojçiqit është përdorur gjatë sulmeve. Ky automjet ishte në mesin e armëve, pajisjeve dhe materialeve tjera të grupit të terroristëve serbë të gjetura në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës. Automjetit ngjyrë gri, pa targa, i ishte vendosur mbishkrimi “KFOR”, për të evituar kontrollin e policisë gjatë lëvizjes. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Armet-e-grupit-terrorist-serb-te-gjetura-ne-Banjske-2.jpg

Milan Radojiçiq është person në kërkim nga organet e drejtësisë në Kosovë. Ai është i dyshuar lidhur me ratin “Brezovica”, i cili përfshin disa vepra penale për ndërtimet e paligjshme në parkon kombëtar të Sharit.

Radojiçiq ka qenë i dyshuar edhe për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili ishte opozitar i Listës Serbe, por ndaj tij nuk ishte ngritur aktakuzë.

Milan Radojiçiq është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tani ai jeton dhe vepron në Serbi. Konsiderohet si njëri nga njerëzit më të afërt të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai është parë në të gjitha takimet e Vuçiqit me përfaqësues të serbëve të Kosovës, por edhe në ngjarje emanifestime të ndryshme të rëndësishme në Serbi, ku merr pjesë Vuçiqi.

(r.m.)