Mediumi slloven: Sllovenia ishte “në udhëtim” në Lubjanë

Lubjanë, 15 nëntor 2025 – Në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë të shtunën në mbrëmje ndodhi ajo që ishte paralajmëruar nga mediet sllovene. Shumica e shikuesve në stadium ishin shqiptarë që e përkrahën fuqishëm ekipin kombëtar të Kosovës. Në stadium vazhdimisht dëgjoheshin brihoritjet “Kosova, Kosova”, ndërsa në disa raste u dëgjuan edhe brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat kanë qëllim motivimin e lojtarëve kosovarë për të luftuar me zemër.

Mediumi sportiv slloven “ekipa.si” shkroi se sipas raportit të përkatësisë së tifozëve në stadium, dukej sikur Kosova ishte mikrpitëse në stadiumin “Stozhice”, ndërsa Sllovenia ishte mysafire.

“Jemi frikësuar se Sllovenia do të luajë ndeshje në ‘udhëtim’ ndaj Kosovës në ‘Stozhice’. Kështu edhe ndodhi”, shkruan “ekipa.si”.

Ky medium shkruan se dominimi i tifozëve të Kosovës në stadium u pa që në momentin që lojtarët e Kosovës dolën në fushë, kur ata u pritën me duartrokitje të gjata, ndërsa futbollistët e Sllovenisë u pritën me fishkëllima.

Mbështetja e futbollistëve të Kosovës u manifestua gjatë gjithë ndeshjes, me brohoritje sa herë që kosovarët avanconin drejt golit të Sllovenisë ose krijonin raste për shënimin e golave. Ndërkaq aksionet e sllovenëve drejt portës së Kosovës u fishkëlluan vazhdimisht nga shumica e tifozëve në stadium.

Tifozët konsiderohen si forca shtesë për sportistët, veçanërisht për futbollistët. Mbështetja e tyre nga tribunat e stadiumeve i motivon për të luftuar më shumë për ngjyrat e klubit dhe sidomos për ngjyrat e flamurit të shtetit.

Megjithkëtë, meritat për rezultatet positive u takojnë lojtarëve në fushë, si edhe shtabit të trajnerëve që e përgatisin strategjinë e lojës. Të dyja këto komponente të ekipit kombëtar të Kosovës kanë merita të mëdha për kualifikimin e Kosovës në fazën e plejofit për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm. Dhe atë jo vetëm për rezultatet e arritura, por edhe për lojën e shkëlqyeshme që zhvilluan, veçanrisht në dy ndeshjet e fundit, ndaj Suedisë dhe ndaj Sllovenisë, në të dyja rastet si mysafirë.

(r.m.)

One Response to “Mediumi slloven: Sllovenia ishte “në udhëtim” në Lubjanë”

Read below or add a comment...

  1. Pakës, përkufizimi i forcës shtesë është shumë i kufishëm! Kam shënuar një tribunë tifozësh që mbështetin edhe skuadrën e Sllovenisë në çdo çast, duke e bërë atë një ndeshje dykombëshe për mua. Për shkak të këtij suksesi të fishkëllimit, kam kërkuar pjesëmarrje në kualifikimin për Kupën e Botës, duke mundur të luftoj për ngjyrat e flamurit të Kosovës… ose edhe të Sllovenisë, çdo herë që ndriçohej dora! Lojtarët dhe shtabi janë mirë, por ndonëse meritohen ato, nuk kam mundur të gjej asnjë tifoz që nuk ishte më mirë!