Merr detyrën Qeveria e re e Shqipërisë

Tiranë, 19 shtator 2025 – Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj dhanë duke betimin para Presidentit të vendit Bajram Begaj.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tijn qeveritar e bënë betimin mbi kushtetutë dhe morën dekretin nga presidenti Begaj.

Pas ceremonisë së betimit, ashtu siç e parashikon protokolli zyrtar, Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar bënë një foto familjare në shkallët e ndërtesës së qeverisë e pastaj shkuan në sallën e mbledhjeve të Qeverisë.

Betimi i anëtarëve të qeverisë së re vjen pas miratimit të ndryshimeve në përbërjen e Këshillit të Ministrave në seancën parlamentare të së enjtes. Kjo seancë u mbajt në atmosferë të tensionuar dhe me përplasje mes pozitës dhe opozitës, për shkak se kjo e fundit e konteston legjitimitetin e qeverisë së re dhe mazhorancës së dale nga zgjedhjet parlamentare që u përcollën me shumë kontestime e dyshime.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar që u propozuan nga Kryeministri Rama u votuan nga shumica socialiste në Kuvend, mes polemikash mes pozitës e opozitës dhe protestave verbale nga të deputetѱve opozitarë.

Përbërja e qeverisë së re të Shqipërisë:

Edi Rama, Kryeministër

(Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”)

Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Albana Koçiu, ministër i Punëve të Brendshme

Elisa Spiropali, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme,

Petrit Malaj, ministër i Financave,

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit,

Sofjan Jaupaj, ministër i Mjedisit,

Mirela Kumbaro Furxhi, ministër i Arsimit,

Evis Sala, ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,

Delina Ibrahimaj, ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit,

Besfort Lamallari, ministër i Drejtësisë,

Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes,

Andis Salla, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor,

Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator

Adea Pirdeni, ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe A.ntikorrupsionin.

Toni Gogu, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

(r.m.)