New York, 14 shytator 2026 – Një mesazh mbështetjeje për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – është afishuar në hapësirat reklaluese në “Times Square” në New York, dy ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj tyre në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në njërin nga ekranet gjigante mbi shitoren “Grand Slam” të “Times Square” është vendosur një billboard me portretet e katër ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar na Dhoma e Prokurorisë së Specializuar për veprat penale “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”, të kryera në Kosovë në periudhën 1998-1999.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se billbordi është vendosur me shumë vështirësi, pasi dhjetëra operatorë kanë refuzuar ta shfaqin me motivacion se ai përmban mesazhe politike.
“Jemi këtu në Time Square. Kemi bërë përpjekjet tona të jashtëzakonshme javën e kaluar që ta nxjerrim në njërin nga billboardet, fotografinë e katërshes së UÇK-së që po mbahen në Hagë. Kemi pasur pengesa të mëdha dhe nuk na është pranuar nga dhjetëra operatorë, për shkak se fotografia dhe mesazhi kanë qenë politik. Më në fund kemi arritur që në këtë billboard, pas meje i cili ndodhet mbi shitoren Grand Slam dhe kemi arritur ta nxjerrim në këtë ekranin pas meje këtu sipër, pavarësisht se kemi pasur vështirësi në krejt pikat. Jemi detyruar ta ndryshojmë fotografinë dhe mesazhin. Na është rritur çmimi për 20 herë”, ka thënë Gjocaj në një video të postuar në Facebook.
(r.m.)