Mëso, pastaj shko: Seancat e Gjykatës së Emigracionit dhe arrestimet nga ICE

Çështje të Emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both

Që nga maji 2025, oficerët e Agjensisë së Kontrollit Doganor dhe Kufitar (ICE), në SHBA kanë filluar të arrestojnë individë në dyert e shumë gjykatave të imigracionit.

Çfarë po ndodh pranë gjykatave të imigracionit?

Oficerët e ICE po qëndrojnë në të dalë të sallave të gjyqit të imigracionit dhe mund të arrestojnë individë pas përfundimit të seancës së tyre. Në disa raste, qeveria kërkon të mbyllë një çështje. Atëhere, sapo përfundon seanca, ICE arreston personin ndërsa largohet nga ndërtesa, e vendos në paraburgim të ICE-s dhe fillon heqjen e përshpejtuar nga vendi — një proces më i shpejtë dëbimi që nuk përfshin një paraqitje tjetër para një gjyqtari.

Kush mund të përballet me dëbim të përshpejtuar?

• Personat që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara pa inspektim (pa dokumente ligjore ose autorizim) DHE nuk mund të tregojnë prova se kanë qenë fizikisht të pranishëm në Shtetet e Bashkuara pa u larguar për dy vjet.

• Njerëzit të cilëve u është ndërprerë ose anuluar statusi i lirimit me kusht, duke përfshirë pjesëmarrësit e CBP One dhe të liruar të tjerë me kusht humanitar, edhe nëse ata kanë qenë në Shtetet e Bashkuara për më shumë se dy vjet

Kush është zakonisht i përjashtuar nga heqja e përshpejtuar?

• Kushdo që ka hyrë në mënyrë ligjore dhe është pranuar pas inspektimit në Shtetet e Bashkuara, edhe nëse viza ose qëndrimi i autorizuar i tij ka skaduar

• Personat që mund të provojnë dy ose më shumë vite qëndrim të vazhdueshëm në SHBA

• Të mitur të pashoqëruar nën moshën 18 vjeç

• Shtetasit kubanë që mbërritën me aeroplan

E rëndësishme: Individët e liruar me kusht në Shtetet e Bashkuara që nuk janë pranuar kurrë zyrtarisht; nëse lirimi i tyre me kusht skadon ose revokohet, ata mund të vendosen në largim të përshpejtuar.

Dokumentet që dëshmojnë qëndrimin dy vjeçar

• Mbani fotokopje (jo origjinale) të çdo regjistrimi që tregon se keni jetuar në Shtetet e Bashkuara vazhdimisht për të paktën dy vjet, si p.sh.

• Kontratat e banimit ose marrëveshjet e qirasë

• Faturat e dritave, ujit e shërbimeve bazë ose pasqyra bankare që zgjasin dy vjet

• Dokumente të datuara mjekësore, shkollore ose të punësimit

• Zarfe të vulosura nga posta më shumë se dy vjet më parë

Këshillë: Është më e sigurt që këto dokumente t’i mbani në një dosje të sigurt që sillni në gjykatë.

Using these exact phrases can pause expedited removal and give you the chance to explain your fear to an asylum officer.

Ju mund të kualifikoheni për intervistën “Frikë të besueshme”.

Nëse keni frikë të ktheheni në vendin tuaj sepse keni frikë nga persekutimi ose torturat, i tregoni oficerit të ICE:

1. “Kam frikë të kthehem në atdheun tim.”

2. “Unë do të doja një intervistë për të shqyrtuar frikën.”

3. “Kam frikë nga persekutimi apo tortura”.

Deklarimi fjalë për fjalë i pikërisht këtyre frazave mund të pezullojë heqjen e përshpejtuar dhe t’ju japë mundësinë t’i shpjegoni frikën tuaj një oficeri të azilit.

Para se të nënshkruani ndonjë gjë

Nëse një oficer paraqet dokumente të titulluara “Largimi vullnetar”, “Largimi i dakortësuar” apo “Heqje dore”, kërkoni së pari të flisni me një avokat. Nënshkrimi mund të çojë në largimin tuaj të menjëhershëm nga Shtetet e Bashkuara.

Pyetjet për të bërë gjatë seancës suaj nëse çështja juaj po mbyllet

1. “Pse qeveria kërkon mbylljen e çështjes sime?”

2. “Cilat janë rrethanat që kanë ndryshuar në këtë çështje?”

3. “Cilat janë pasojat për mua nëse çështja mbyllet?”

Kërkesat kryesore që mund të bëni kur çështja juaj në gjykatën së imigracionit po mbyllet

• Kërkoni që DHS të paraqesë mocionin me shkrim.

• Kërkoni mundësinë për t’iu përgjigjur kërkesës me shkrim.

• Kërkoni 10 ditë të plota për t’u përgjigjur dhe për të gjetur një avokat për t’ju ndihmuar.

Nëse çështja juaj e Gjykatës së Emigracionit pushohet dhe ju arrestoheni nga oficerët e ICE

Njihni të drejtat tuaja themelore

• E drejta për të heshtur—nuk jeni i detyruar t’u përgjigjeni pyetjeve pa ndihmën e një avokati

• E drejta për të folur me një avokat nëse ju kanë kapur

• E drejta për të kontaktuar konsullatën tuaj

• E drejta për të refuzuar kontrollin e shtëpisë përveç nëse oficerët paraqesin një urdhër të nënshkruar nga një gjykatës

Rezultatet e mundshme të largimit të përshpejtuar përfshijnë dëbimin brenda një dite, mungesën e të drejtës për të apeluar vendimin, një pengesë pesëvjeçare për kthimin në Shtetet e Bashkuara, vështirësi për një kohë shumë të gjatë për marrjen e vizave të ardhshme ose ribashkimin me një familje me bazë në SHBA

Burime të dobishme: Ndihma Ligjore e Emergjencave të Emigracionit (Shoqata e Avokatëve Amerikanë): Telefononi 2150# ose telefononi (202) 442-3363, Linja e automatizuar për të mësuar datën e seancës në gjykatë: 1-800-898-7180, Linja telefonike për Mbështetjen e Familjes: 1-855-435-7693, Adresa për të gjetur se ku ndodhet Familjari i Ndaluar: ice.gov/odls

Këshillë: Nëse arrestoheni, telefononi avokatin dhe konsullatën tuaj në mënyrë që ata të mund të koordinojnë mbështetjen ligjore dhe praktike në emrin tuaj.

Lista e masave që duhen marrë

Ruani numrat telefonikë të mësipërm në kontaktet tuaja.

Konsultohuni me një avokat imigracioni përpara seancës suaj të ardhshme.

Mblidhni dokumente që vërtetojnë dy ose më shumë vite qëndrimi në SHBA (nëse duhen).

Ndani këtë informacion me miqtë, familjen dhe anëtarët e komunitetit që mund të preken.

Përgatitja e njerëzve të dashur

Diskutoni paraprakisht rezultatet e mundshme me anëtarët e familjes.

Organizoni kujdesin ndaj fëmijëve dhe shkëmbeni kontaktet në rast urgjence.

Ruani dokumente të rëndësishme (pasaporta, certifikata lindjeje) ku një person i besuar mund t’i gjejë nëse është e nevojshme.

Mbani disa para në dispozicion për shpenzime të papritura.

Comment

*