Tiranë, 28 korrik 2022 – Ish presidenti i shqipërisë, Ilir Meta, tani drejtues i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se dosja e tij është plotësisht e pastër dhe ka theksuar se ai e di burimin e shpifjes së ai gjoja ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
“Jam një million për qind i pastër (…). E di burimin e kësaj intrige për të manipuluar opinionin publik’, ka thënë Meta në konferencë për media, të premten.
Ai ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj personave që janë përfshirë në konsgtuksionin kundër tij.
“Autoriteti i dosjeve do mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje të ligjeve që ka bërë, edhe në atë shkresë që i ka bërë Kuvendit. Së dyti, do mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë. Të gjithë e dimë kush është përfshirë, ish-xhelat të sigurimit të shtetit. Atë dosje do kishte shumë të lehtë nëse do kishte një indicie serioze për këtë çështje, sepse Ilir Meta, në çdo rast, edhe kur ka kandiduar si President, ka firmosur një kërkesë për dosjen dhe është konfirmuar që nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Nëse do dilte e kundërta, autoriteti i dosjeve do kishte mundësinë e paditjes”, ka thënë Meta.
“Kjo tregon se sa kriminale është banda në pushtet, jo vetëm aq kriminale sa kur një djalë i i ri në kulmin e pandemisë del në mes të natës për të blerë cigare dhe vritet. Është aq kriminal sa vrasja në Elbasan gjatë zgjedhje. Shohim fakte të tmerrshme të rënda të inceneratorëve të njerëzve që kanë ndërruar jetë dhe kanë firmosur dokumente për këtë vjedhje. Pa dyshim, është kaq kriminale, meqënëse ishte trembur zonja në krye të Kuvendit, nuk u tremb kur manipuluan firmën e ish-kryetarit të Kuvendit në gjyqin kundër Presidentit të Republikës në Gjykatën Kushtetuese. Për këto nuk trembet ajo. Do të trembet tamam ajo”, ka thënë ai.
Meta ka thënë se ky është një akt i orkestruar për të hequr vëmendjen nga vjedhjet dhe skandalet e qeverisë. Ai ka thënë se e di mirë kush janë autorët e këtij akti dhe se ata do të japin përgjegjësi për këtë.
(Sipas Balkanweb)