Meta: Prokuroria nuk hetoi kush pagoi në emër të LSI-së dhe kujt i dëgoheshin faturat e GSIS

Tiranë, 4 gusht 2025 – Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka cilësuar si “fabrikim politik” pretendimet e Prokurorisë së Posapretendimet e Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Meta, në reagimi n e tij të parë, pas mbylljes së hetimeve të tij nga SPAK më 27 maj, ka bërë të ditur se nga prokuroria ka kërkuar të hetohet se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe se kujt ia dërgoheshin për miratim në Partinë e Lirisë kompania GSIS, Por, sipas tij, prokuroria nuk ka bërë hetime lidhur me këto çësthje, për të “dktatit politik:.

“Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh”, ka theksuar Meta.

Postimi i Metës:

Përshëndes mbylljen zyrtare të hetim-fabrikimeve të nisura që në Dhjetor 2019.

Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut.

Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.

Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh.

(r.m.)