Michel Tarran: Gazetaria – institucioni ku duhet të jepet llogari

Tiranë, 18 maj 2026 – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, e vlerësoi gazetarinë si institucion kyç për llogaridhënien dhe për forcimin e demokracisë.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë kushtuar medias dhe sigurisë së gazetarëve, Tarran tha se rënia e besimit tek institucionet dhe korrupsioni mbeten ndër problemet kryesore që ndikojnë negativisht në shoqëri dhe në funksionimin e sistemit demokratik.

Ai theksoi se përpjekjet për mbrojtjen e lirisë së medias duhet të jenë të koordinuara dhe të bazuara mbi vlerat demokratike.

“Më vjen mirë që shoh një grup pjesëmarrës këtu, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe vendimmarrës. Tema e kësaj konference është në kohën e duhur, gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari. Hapësirat për publikun në Europë dhe kudo po marrim forma të reja. Ne shohim se sa të përbashkëta janë këto sfida. Rënia e besimit te institucionet, korrupsioni, janë pasoja që rëndojnë ndaj nesh. Përpjekjet tona duhet të koordinohen mbi baza demokratike. Duhet të mbështesim lirinë e medias, duke përmirësuar kuadrin ligjor, duke nxitur dialogun. Siguria sot nuk është çështje territoresh, por çështje hapësirash. Më lejoni që t’ju tërheq vëmendje te Shqipëria. Janë marrë masa për përmirësimin e punës për gazetarët. Pronësia e medias, transparenca, detyrimet, janë përmirësuar. Komuniteti i medias në Shqipëri është aktiv. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe ata të angazhohen. Nevojitet për të forcuar transparencën dhe mbrojtjen ligjore. Gazetarët duhet të punojnë në kushtet më të larta dhe brenda etikës. Prezence e OSBE do të vazhdojë të punojë më shumë për forcimin e rolit të gazetarëve”, tha diplomati Tarran.

(Panorama)

Comment

*