Mickoski: Qeveria e VMRO-DPMNE-së do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 5 qershor 2024 – Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, VMPR DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili është kandidat për kryeministër të vendit, aqedonisë së Veriut, tha të mërkurën se qeveria e tij do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, e cila i dha fund mosmarrëveshjeve mes Shkupit e Athinës mbi emrin e shtetit të tij.

“Gjithçka që përmban Marrëveshja e Prespës dhe është pjesë e sistemit tonë juridik dhe rendit kushtetues. Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do ta respektojë, duke përfshirë këtu edhe certifikatat për deputetë që i morëm me emrin e ri të shtetit”, tha Ai.

Mickoski e bëri këtë deklaratë pas paralajmërimeve se kryeministri I Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, se do ta ngre çështjen e Marrëveshjes së Prespës në samitin e ardhshëm të NATO-s.

Ai tha se në samitin e NATO-s do të përcjellë mesazhin për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe të miqësisë me të gjitha vendet fqinje.

Çështja e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës u ngrit nga Greqia më 12 maj, kur presidentja e re maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova, në ceremoninë e betimit, nuk e përdori emertimin Maqedoni e Veriut, siç janë marrë vesh dy shtet me nënshkrimin e marrëveshjes.

Mitsotakis ka thënë se pret që Mickoski ta përdorë edmrin kushtetues të Maqedonisë së Veriut si në përdorimin e jashtëm ashtu edhe në përdorimin e brendshëm.

“Pres që kandidati për kryeministër të Maqedonisë së Veriut të deklarojë publikisht, në mënyrë të qartë dhe kategorike, se e respekton Marrëveshjen e Prespës, se emri i vendit të tij është Maqedonia e Veriut, ‘erga omnes’, si në përdorim të brendshëm, ashtu edhe në të jashtëm”, ka thënë ai.

Në vitin 2018, Shkupi dhe Athina e nënshkruan në Prespë marrëveshjen për ndryshimin e emrit “Maqedoni” në “Maqedonia e Veriut”. Kjo marrëveshje u dha fund mospajtimeve shumëvjeçare mes tyre për emrin, kështu që Greqia nuk e pengoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe provesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

(r.m.)