Mike Pence tërhiqet nga gara për president të SHBA-së

Las Vegas, 28 tetor 2023 – Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, është tërhequr nga gara për president më 2024.

Ai njoftoi për tërheqjen e tij nga gara në Las Vegas, të shtunën në mbrëmje.

“Gjithmonë e kemi ditur se kjo do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam pishman”, ka thënë Pence.

Mike Pence, 64-vjeçar, nuk arriti të hynte në mesin e kandidatwve seriozw qw do tw sfidonin ish-presidentin Donald Trump, i cili konsiderohet favorit në garën mes rblikanwvee. Pence ee humbi mbështetjen e shumë votuesve republikanë kur i ndau rrugët me Trumpin, për shkak të sulmit ndaj Capitolit, më 6 janar të vitit 2021.

(r.m.)