Ministri izraelit i Mbrojtjes e paralajmëron liderin e ri të Hezbollahut: “Numërimi mbrapsht ka filluar”

Jedrusalem, 29 tetor 2024 – Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e ka paralajmëruar Hezbollahun se tashmë ka filluar “numërimi mbrapsht” për udhëheqësin e sapoemëruar të kësaj organizate, Naim Qaseem.

“Emërimi është i përkohshëm. Numërimi mbrapsht ka filluar”, ka shkruar Gallant në plaftormën X, pas publikimit të njoftimit se Qassem është emëruar udhëheqës i ri i Hazbollahut.

Qassem është emëruar sot pasues i ish-kreut të Hamasit, Hassan Nasrallah, i cili u vra nga ushtria izraelite muajin e kaluar në Bejrut.

Pasues i Nasrallahut konsiderohej Hashem Safieddine, por edhe ai u vra gjatë një sulmi ajror izraelit, dy javë më parë.

Hamasi është zotuar se nuk do të dorëzohet në asnjë rrethanë, por do të vazhdojë luftën kundër Izraelit.

(r.m.)

Comment

*