Ministri Latifi flet në SHBA  për planin për transformimin e shëndetësisë dhe kërkon mbështetje për qendrat e ekselencës


​New York, 7 maj. 2022
​Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka shpalosur planin e tij të transformimit të Shëndetësisë së Kosovës në Valhalla- Nju York, në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio – si Profesor Vizitues dhe i Shquar i Hulumtimeve shkencore, ku më parë Dr. Latifi ishte kryeshef i Departmenentit të Kirugjisë.
​Në këtë konferencë, ministri Latifi, mbati ligjeratën kryesore të këtij takimi vjetor shkencor me titull: “Zbutja e pabarazisë shëndetësore dhe transformimi i shëndetësisë së Kosovës, përmes Qendrave Klinike të Ekselencës, nga këndvështrimi i kirurgut të traumës, dhe Kryeshefit të Kirurgjisë, dhe tash Ministër i Shëndrtësisë së Kosovës.
​Gjatë këtij prezantimi, ministri dr. Latifi, foli pët sfidat e rindërtimit të sistemit shëndetësor të një vendi në tranzicion. Ai tha para të pranishmëve se “ri-ndërtimi i shëndetësisë së Kosovës duhet të bëhet në bazë të dhënave shkencore dhe kërkesave klinike si dhe në bazë të gjetjeve studimore, analizave të shumta të bëra nga agjenci të ndryshme studimi, përfshirës edhe ato ndërkombëtare”, duke përfshirë edhe studimin e iniciuar nga vet ministri Latifi me lidershipin e shëndetësisë në Kosovë. ​Të pranishmit në këtë konferencë treguan interes për shpalosjen para tyre të përvojës si ministër i Shëndetësisë së Kosovës dhe planinifikimin për rindërtimin e një sistemi shëndetësor të bazuar në shtatë shtylla dhe 13 qendra të Ekselencës.
​Ministri Latifi , me këtë rast, është takuar edhe me Profesorin e Touro University,  Dr. Salomon Amar, ku të dy biseduan pët bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore, si dhe çështje të tjera të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Universitetit Touro, duke involvuar edhe kompanitë bio-teknologjike të Izraelit dhe institucionet e tjera.
​Ministri Latifi, në kuadër të kësaj vizite të parë zyrtare në SHBA, do të viztojë të hënën më 9 maj spitalin Ushtarak Walter Reed dhe Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington.  ​Po ashtu, ai do të marr pjesë edhe në darkën për festimin e punëtorëve shëndetësor, të organizuar nga “Project Hope”.
​Më pas ministri Latifi, ai do të udhëtojë për në Univerzitetin e Arizonën, ku do të takohet me udheheqësit e Kolegjit të Mjekësisë dhe Sistemit Spitalor Banner Health.   Të gjitha këto takime, do të bëhen me qëllim të kërkimit të bashkëpunimit për implementim e Qendrave të Ekselencës, të parapara me programin gjithpërfshirës të transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës.
​Të gjitha takimet dhe vizitat janë planifikuar në bazë të objektivave paraprake dhe në kërkim të partneritetit të domosdoshëm me institucionet amerikane për të vetmen arsye- ngritjen dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.