Ministri Mehaj jep dorëheqje, koloneli Ejup Maqedonci do të jetë ministri i ri

Prishtinë, 8 gusht 2023 – Në Qeverinë e Kosovës do të ketë ndryshime së shpejti. Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, pritet ta marrë sot detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Këtë e ka konfirmuar vetë Maqedonci në një prononcim për Kohën.

Burime të transmetuesit publik të Kosovës, RTK, bënë të ditur se ministri i deritashëm, Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kryeministri Albin Kurti e ka pranuar dorëheqjen Mehajt, por kabineti i Kurtit nuk ka dhënë ende asnjë njoftim, as për dorëheqjen e Mehajt dhe as për emërimin e Maqedoncit.

Sipas këtyre burimeve, Mehaj ka dhënë dorëheqje për arsye familjare, por nuk dihet nëse ai do të emërohet në ndonjë pozitë tjetër në qeveri a në ndonjë institucion tjetër shtetëror të Kosovës apo do të kthehet në Norvegji, ku ka jetuar e punuar para se të emërohej ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës.

(r.m.)