Ministri serb i Drejtësisë: Mlladiqi do të varroset me nderimet më të larta shtetërore

Beograd, 28 gusht 2026 – Ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, ka deklaruar se Ratko Mlladiq, ish-komandant i ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar në Hagë me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje dhe Hercegovinë, do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

“Gjenerali Mlladiq është gjeneral dhe protokollet dihen. Dihet edhe rdhe roli i tij, por ajo që i takon gjeneralit Mlkadiq me siguri do të respektohet. Dua të theksoj se Republika Srpska nuk është ajo që vendos për vendin e varrimit. Do të vendosë familja, sepse kjo është çështje e familjes së tij”, i ka thënë Vujiq televizionit ATV, transmeton Danas.

Vujiq ka thënë se Ministria që e udhëheq ai është në pritje të udhëzimeve të Trbunalit në Hagë për bartjen e trupit të pajetë të Mlladiqit nga Haga.

“Ne presim që Tribunali të na caktojë një afat kohor dhe të na tregojë për procedurat dhe hapat që duhet t’i ndërmarrim. Ne jemi të gatshëm që, nëse na thonë të shkojmë nesër në mëngjes, të shkojmë në Hagë dhe ta marrim trupin e gjeneralit Mlladiq”, ka thënë ai.

Ratko Mlladiq ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës Srpska nga viti 1992 deri në vitin 1996. Ai ishte arratisur në Serbi pasi kundër tij ishte ngritur aktakuzë për krime të luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Në maj të vitit 2011 u arrestua në Serbi dhe u ekstradua për gjykim në Tribunalin e Hagës, ku u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, për krime kundër njerëzimit dhe për krime të tjera të luftës të kryera gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

(r.m.)

Comment

*