Ministria Rizvanolli u bën thirrje bizneseve të nënshkruajnë marrëveshje me KEK-un ose të gjejnë furnizues alternativ

Prishtinë, 1 qershor 2025 – Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), i furnizon me energji të gjitha ndërmarrjet që kanë dalë në treg të lirë të energjisë dhe nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontrata furnizimi me furnizues të tjerë.

Sipas saj, KEK ka thënë se energjia për këto ndërmarrje për ditën e sotme, më 1 qershor, është siguruar me çmim mesatar prej 64.55 €/MWh përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX).

Rizvanolli u ka bërë thirrje ndërmarrjeve që “në afat sa më të shkurtër dhe brenda atatit ligjor të nënshkruajnë marrëveshjen e furnizimit me KEK si FMF, ose të gjejnë furnizues alternativ”.

“KEK është në dispozicion për të ofruar të gjitha informacionet e nevojshme për furnizimin përmes këtij mekanizmi,” ka theksuar Rizvanolli,

Ajo ka thënë se KEK tashmë vepron në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).

“KEK është në dispozicion për të ofruar të gjitha informacionet e nevojshme për furnizimin përmes këtij mekanizmi,” ka theksuar Rizvanolli.

Ajo ka thënë se Qeveria në detyrë pret që Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të monitorojë tregun me përpikëri dhe të ndihmojë në lehtësimin e tranzicionit për të gjitha palët e përfshira.

“Nga ZRRE presim të monitorojë tregun me përpikmëri dhe të ndihmojë të gjitha palët për një tranzicion sa më të lehtë, nërsa Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të ndihmojë ndërmarrjet që tashmë kanë dalur në treg për të bërë zgjidhjet më të favorshme për biznesin e tyre. Sa më shpejt që ndërmarrjet informohen saktë, aq më i lehtë e më i shpejtë do të jetë tranzicioni për to”, ka theksuar ministrja në detyrë Artane Rizvanolli.

(r.m.)