Nga Keze Kozeta Zylo
Në mjediset e Shkollës publike amerikane PS: 9 në Staten Island ku Shkolla Shqipe “Alba Life”Ambasador i Kombit ka klasat çdo të shtunë për mësimin e Gjuhës Shqipe erdhi për vizitë Ministrja e Arsimit dhe Sportit prof. Evis Kushi. Prof.Kushi ishte e shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Washigton znj. Floreta Faber. Më duhet të shtoj se Ambasadorja Faber gjithmonë ka qenë një suportuese dhe frymëzuese e Shkollave Shqipe duke na vizituar disa herë dhe duke na inkurajuar fort në këtë mision kombëtar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit prof. Kushi u mirëprit në hyrje të shkollës nga z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollave Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut si dhe në Online. Në këtë takim morën pjesë mësueset dhe stafi i shkollës si Entela Muda, Anxhela Alushaj, Gela Bulku dhe Enes Basha. Një grup nxënësish dhe prindërish që edhe pse nuk ishte ditë e rregullt e shkollës e mirëpritën me duartrokitje ardhjen e përfaqësuses së shtetit shqiptar, prof. Kushin. Prof. Kushi pasi vizitoi klasat ku bëhet mësimi shqip falënderoi themeluesit, mësuesit dhe stafin për këtë punë në realizimin e misionit kombëtar. Një falënderim i veçantë shkoi për nxënësit që shprehin dëshirën dhe vullnetin për të mësuar gjuhën e prindërve të tyre dhe vinë ulen në bangat e shkollës çdo të shtunë. Vizita ime këtu në New Jork tha ministrja Kushi përkon me Samitin Global të Arsimit ne Kombet e Bashkuara ku u shtrua nevoja urgjente për përpjekje të përbashkëta për transformimin e arsimit nga të gjithë drejtuesit e edukimit në botë.
Kemi intesifikuar bashkepunimin dhe kemi disa projekte për shkollat shqipe në Diasporë vazhdoi ministrja Kushi. Ne u kemi dhënë ndihmë mësuesëve në Diasporë duke botuar librin: “Gjuha dhe Kultura Shqiptare”. Kemi përfunduar unifikimin e Abetares në të gjitha trojet shqiptare së bashku me Kosovën. Kemi një vit që komisioni i përbashkët me shtëpitë botuese arritën të publikonin Abetaren e përbashkët. Ne ju inkurajojme që ta vazhdoni me sukses këtë punë për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe.
Z.Qemal Zylo në emër të mësuesëve dhe stafit falënderoi zonjën Ministre për vizitën e saj dhe projektet për të ardhmen e Shkollave Shqipe në Diasporë.
Në fund të takimit nxënës, mësues, prindër bënë foto me Ministren e Arsimit dhe Sportit, prof.Kushin, një kujtim i bukur dhe vlerësim për Shkollën Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.
Stafi i TV “Alba Life” realizoi një intervistë me ministren Kushi, intervistë që do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.
20 Shtator, 2022
Staten Island, New York
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/09/307300336_5344831712252566_8140858568598475069_n.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/09/307318836_5344830175586053_4037117425020473966_n.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/09/307429459_5344830348919369_1523667764582342894_n.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/09/308008960_5344831198919284_7373503663086815130_n.jpg)
![](https://www.illyria.com/wp-content/uploads/2022/09/308012295_5344831552252582_96020521613626583_n.jpg)