Ministrja Gërvalla propozon ndryshim të pagave të ambasadorëve

Prishtinë, 30 nëntor 2021 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se ka propozuar ndryshimin e pagave për ambasadorët e Kosovës. Ajo tha se është absurditet që ambasadorët të kenë paga të njëjta pavarësisht se ku shërbejnë ata.

Zonja Gërvalla, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ambasadorët qëshërbejnë në vendet që kanë kosto të lartë të jetesës, si në Ëashington apo në Tokio, nuk mund ta përballojnë koston e jetesës me pagën që e marrin aktualisht.

“Një prej absurditeteve më të mëdha të cilat i kam hasur në Ministrinë e Punëve të Jashtme është çështja e pagave të diplomatëve. Një diplomat i Kosovës e merr të njëjtën pagë si në Tiranë dhe Podgoricë, si në Tokio dhe Ëashington, gjë që tregon se është totalisht e pamundur që diplomatët që i dërgojmë shumë larg vendit ta përballojnë koston e tyre të jetesës”, ka thënë ajo.

Shefja e diplomacisë së Kosovës ka thënë se një komision I ngritur në ministrinë që e drejton e ka hartuar një propozim për ndryshimin e vlerës së pagave.

“Ne duhet t’i përshtatemi standardit të vendeve ku shërbëjnë diplomatët tanë”, ka thënë ajo.

Zonja Gërvalla ka thënë se propozimi nuk do të ketë ndikim në buxhetin e Kosovës,  sepse në propozimin e komisionit parashihet ulje e pagave të disa ambasadorëve.

 “Unë nuk mendoj që kostoja financiare në fund do të jetë domethënëse për buxhetin e vendit tonë, për shkak se dikujt i ulet paga që është në rajon, e dikujt i shtohet paga që është atje”, ka thënë ajo.

Ministrja Gërvalla ka thënë se pagat kanë qenë ndër arsyet që ka pasir vonesa në emërimin e ambasadorëve të rinj të Kosovës në disa prej qendrave më të mëdha evropiane e botërore. Ajo ka treguar se për shkak të pagës së ulët nuk ka pasur të interesuar për shërbim në SHBA, Japoni e disa vende të tjera. 

“Çështja e pagave ka qenë edhe pengesa kryesore për t’i plotësuar vendet e lira për diplomatë në vende të largëta. Kur i kemi bërë analizat, kur i kemi bërë llogaritë, kemi konstatuar se është e pamundur që diplomatët tanë ta përballojnë në mënyrë të dinjitetshme koston e jetesës atje”, ka thënë Gërvalla.

(r.m.)