Ministrja Koçiu për skandalin e Onkologjisë: Krahas hetimit të prokurorisë ka nisur edhe një hetim administrativ

Tiranë, 26 qershor 2024 – Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka thënë se tashmë ka nisur një hetim administrativ lidhur me skemën abuzive me pacientë të Klinikës Onkologjike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria”, ka thënë ministrja Koçiu, në një prononcim për medie pas mbledhjes së qeverisë.

Sipas saj, ky hetim do të prekë “shumë aspekte të punës në këtë shërbim”.

Koçiu e ka cilësuar “të patolerueshme” atë që ka ndodhur në Klinikën Onkologjike dhe ka paralajmëruar amendametimin e ligjin për urdhrin e mjekut, më qëllim që, siç ka thënë, të venbdosen sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e trajon jetën njerëzore si mall shumice në tregun e lirë”.

Por, opozita e ka bërë qeverinë përgjegjëse për fenomenin e korrupsionit dhe e ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se nuk ka marrë masa me kohë për denoncimet e këtij fenomeni. Partia Demokratike i ka akuzuar ministren Koçiu dhe paraardhësit e saj në këtë detyrë se nuk kanë vepruar ndonëse kanë pasur dhjetra e qindra denoncime për abuzime.

“Sistemi korruptiv buron nga koka, që nga ministri i Shëndetësisë dhe është shtrirë në të gjithë sektorin”, ka deklaruar kreu i grupit parlam,entar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ai ka kërkuar që përgjegjës për këtë skandal të mbahen “ata që korrupsionin në sistemin e shëndetësisë e kanë ngritur në sistem”.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën se drejtues dhe mjekë të Klinikë së Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë, kishin krijuar një skemë abuzive për transfermin e pacientëve me kancer në klinika private për qëllime përfitimi.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor në Klinikën e Onkologjisë në QSUT, po rata  drejtoheshin në klinika private. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve për kimioterapi me çmime të larfta nga farmacië që këto ilaçe i kanë future në treg pa pullë fiskale dhe me kod të prishur, gjë që vë në dyshim edhe dedikimin dhe cilësitë e tyre.

 (r.m.)