Nga Sali Bollati
Miqësia e vërtetë është e vetmja marrëdhënie që i reziston turbullimeve të kohës. Ndershmëria dhe respekti janë dy gjëra që përshkruajnë më mirë kuptimin e vërtetë të miqësisë.
Miqësia e bazuar mbi interesin lind sepse tjetri shikohet si i dobishëm në një moment ose disa momente të caktuara, për të realizuar qellimet që i ka vene vehtes. Këto miqësi janë aksidentale dhe jetojnë për të siguruar disa të mira nga tjetri;fenomem i trashëguar nga grekët
Nena Tereze(si Nena e gjithë botës); per miqesine na ka lene amanetin:
” Gjeje kohen për të qenë mik, është rruga drejt lumturisë”. Kjo frazë e Nënë Terezës, është shumë e rëndësishme të ndërgjegjësohemi se të gjithë duhet të japim,para se të kërkojmë te marrim.
Ne viziten “zyrtare” qe faktikisht u perdor paraprakisht me takimet ose me mire konsultimet private me “shqiptarin” ose me qarte antishqiptarin Janullatos; ministri i jashtem grek Dendias ariti te takohej ne nje konference shtypi edhe me ministren e jashtme z. O.Xhacka.
Atje ne pergjigje te saj ndaj propozimit të ministres për zgjidhjen e çështjes së te Drejtave të Njeriut dhe Pronave Çame, ministri grek ju kundërpërgjigj i nevrikosur me një paralajmërim inatëçor për integrimin e vendit ne BE:
“Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks siç paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështjet për diskutim”
Kur nisi kryengritja e viteve 1821-1831 per fillimin e sajimit te Greqise si shtet; Komanduesi i saje Dh.Ipsilanti i shkruante udhëheqësave më të njohurë te Çamërise Shqiptare: Islam Pronjos nga Paramithia dhe Lule Çaparit nga Maregellici -drejtuesa te forcave Çame pjesëmarëse në atë kryengritje :
Unë dhe Atdheu, ju falenderojmë. Dhe tani duke u bashkuar me ne per liri, konsideroheni si vëllezërit tanë!”.Mbeshtetja e Çamëve ishte bashkë me shpresën se Greqia që po krijohej do të mbështeste Pamvaresin e Shqiperise .Por fatekeqesisht ndodhi e kunderta.. Me 1877 ne vazhdim te Lidhjes se Prizrenit ne Janinë u krijua Komiteti per Ruajtjen e Territoreve Shqiptare.Ndërsa Greqia me “megalidene” e saje te mbeshtetur nga Rusia; insistonte qe Vilajeti i Janines ti bashkohej asaj dhe jo Shqiperise;por Vendosmëria e popullatës shqiptare udhehequr nga Abdyl Frasheri e Abedin Dino detyroi Kongresin e Berlinit ta anulloi vendimin e me parshem;keshtu Çameria nuk u nda por qendroi bashke me teritoret e tjera Shqiptare deri me 1913.
Dhe ketu dua te nenvizoje ate qe ministri Dendias duhet ta njohi, por si shovinist i ndergjegjesuar e shtremberon:dhe per me teper-alla grekce :te verteten e paraqesin si genjester; se me ate menyre krijuan shtetin e sajuar grek Pavaresisht nga mohimi i gjuhes Amtare shqipe, rrembimin e tokave e pasurive ,masakrimin ‘ djelmeria Shqiptare e Camerise ( e burgosur dhe internuar me 1940); u organizua dhe luftoi kunder pushtuesave nazista gjermane se bashku me forcat demokratike greke te EAM-it’ pra nuk kane bashkepunuar .Ne dallim forcat shoviniste greke te komanduara nga gjenerali Zerva nuk luftuan kunder gjermaneve se ishin te inkuadruara ne Batalionet e sigurimit te krijuara prej tyre. Dhe paturpesia, injoranca ministrit shovinist grek Dendias u shpalos qarte kur thoshte se Problemi i Camerise Shqiptare nuk mund te diskutohet se eshte ne kundershtim me te vertetat historike?! Ato qe Gjenerali grek famekeqi zerva i shkruan me doren e tije:”Duhet ta ndjejme vehten krenare qe debuam musulmanet e Camerise dhe u mundesuam bashke atdhetareve tane te zbresin nga malet dhe te jetojne ne fushat e begata ” Dhe ai Zerva famekeqi gjakatar nderohet ne Greqi me statuja “krenarie”
Ja pra o Dendias veprat e kryera përshkruajnë më mirë kuptimin e vërtetë të historise” Miqësi është atëherë kur ti duhet të peshosh mendimet dhe të matësh fjalët, sidomos për ata që besojnë se miqësia ka të bëjë me sigurinë se tjetrin nuk do ta lëndojë.
E ashtuquajtura “gjendje lufte”, së cilës i janë referuar vazhdimisht qarqet politike greke, studiues e publicistë,jane thjesht dhe vetëm një fiksion pa asnjë vlerë reale juridike, ishte thjesht dhe vetëm një pretekst për të mbajtur përherë një gjendje tensioni në marrëdhëniet shqiptaro-greke, të cilën qarqet shoviniste shpresonin ta përdornin si motiv për rikthim tek e kaluara revanshiste.Po zhgaravitjet ne muret e jashtme te parlamentit te Athines me emerat Permet Kolonje,Himare, Korce eGjirokaster pse mbahen?! Pra pjesa ku Dekreti shpall “…pasurinë e shqiptarëve, pasuri armike…” duke i vënë ato (pasuritë e shqiptarëve) në “sekuestro konservative”, është sot e kësaj dite pjesa e pazgjidhur e “Ligjit të Luftës”
.Shqipëria në asnjë kohë, që nga lashtësia kur është në këto troje e më vonë që prej kur është bërë shtet, nuk ka patur dhe as ka ndonjë ligj lufte me Greqinë; ne jemi më afër se asnjëherë heqjes së ligjit të luftës”.
NATO të detyrojë Greqinë që ta heqë një orë e më parë ligjin e absurd e te turpshëm grek të luftës me Shqipërinë.
Mirpo a mund t’i vesh faj NATO-s, kur që nga 2009 e deri më sot asnjë qeveri shqiptare (pavaresisht ngjyrave qe i veshin); me mungese Identiteti Kombetar e te drejtuar ose me qarte te rrembyer nga hajduteria miliardere me antishqiptarizem, nuk është kujtuar njëherë ta ngrejë në NATO këtë situatë absurde të një ligji lufte midis dy shteteve anëtare dhe “mike strategjike?!
Dhe pike së pari duhet te Detyroi Greqine jo vetem per Njohjen e Problemit te Çamerise Shqiptare si Minoritet ndaj te cilit mbas mohimit te Drejtave njerezore si gjuha amtare, pronat dhe masakrimi , vrasja dhe debimim me dhune i mijera shqiptareve Etnike si musulmane e te krishtere qe kane jetuar prej mijera vitesh ne tokat e pronat e tyre
Mbasi autoritetet Greke te njohin padrejtesite e ushtruara ndaj kesaj popullesie Shqiptare qe nga viti 1913 deri ne spastrimin etnik te 1944-1945; do te krijohen ura bashkepunimi dhe respekti reciprok midis fqinjeve
Vazhdimi i kesaj “miqesie” paraqitet si nga Dendiasi ashtu edhe kryeministri grek Mikojanis; i pari e i gjithe dituri premton se porsa te zevendesohet presidenti Meta qe “shqiptarizoi” antishqiptarin me te madh Janullotos(te cilin e vizitoi me kenaqesi te madhe Dendiasi para se te takohet me ministren Xhacka); do te zgjidhet(sic duan greket) kufiri detar dhe “parashikojne”dhe mbeshtesin me dashuri miqesore se Shqiperia do te antaresohet ne BE ne vitin 2033(po, mbas 11 vitesh).?!..He more malakas Dendias, cfare tjeter miqësie premton?!
Sali Bollati-Çam Shqiptar mbijetuar i Genocidit Grek te 1944
NY qershor 2022