Miratohet nga Kongresi “ligji i madh i bukur” i Presidentit Trump

Uashington, 3 korrik 2025 – Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e miratuan të enjten projektligjin gjithëpërfshirës të politikës së brendshme të Presidentit Donald Trump, raporton CNN.

Projektligji, të cilin Trump e cilësoi “ligj i madh i bukur”, përfshin ulje të taksave dhe rritje të fondeve për Pentagonin dhe për sigurinë kufitare. Ai përfshin gjithashtu uljen e shpenzimeve për të paguar pjesën tjetër të projektligjit, duke përfshirë zvogëlimin më të madh të rrjetit federal të sigurisë ndër dekada, gjë që ishte çishte çështja më e diskutueshme.

Miratimi i këtij ligji shënon fitoren e parë të madhe legjislative të Trumpit në mandatin e tij të dytë, të arritur pas një fushate të ashpër të udhëheqësve të Partisë Republikane për të bashkuar përfaqësuesit e ndarë lidhur me axhendën e brendshme të Trumpit.

Miratimi i këtij ligji konsiderohet si fitore historike e republikanëve, pasi vjen vetëm gjashtë muaj të administratës së dytë të Trumpit, afat kohor ky që konsiderohet i shpejtë, sidomos pasi miratimi i tij dukej ishte shumë i vështirë. Ditët e fundit, Trump dhe aleatët e tij në Capitol Hill e shtuan presionin ndaj republikanëve që nuk e mbështesnin projektligjin, duke theksuar se me këtë ligj bëhen realitet premtimet kryesore të Trumpit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dhe Udhëheqësi i Shumicës në Senat, John Thune, e bindën pothuajse çdo përfaqësues të partisë së tyre që të rreshtoheshin pas Trumpit. Ata ia dolën, pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve të politikave fiskale për rritjen e deficitit buxhetor për disa trilionë dollarë.

(r.m.)

Comment

*