Mitsotakis fton në takim joformal liderët e Ballkanit Perëndimor, mes të ftuarve është Begaj dhe jo Rama

Athinë, 18 gusht 2023 – Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian janë ftuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një darkë informale me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, të hënën, më 21 gusht.

Ftesës së Mitsotakisit i janë përgjigjur pozitivisht edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në darkën e organizuar nga kryeministri grek janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha vendeve të rajonit: Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Presidenti i i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetarja e Këshillit të  Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Borgiana Christo, dhe Presidentja e Moldavisë, Maya Sandu.

Bie në sy se Mitsotakis e ka ftuar në darkë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe jo Kryeministrin Edi Rama, ndonëse ky i fundit është figura kryesore e qeverisjes dhe ka fuqinë më të madhe politike në Shqipëri. Kjo bie në sy më shumë tani kur mes Greqisë dhe Shqipërisë janë shkëmbyer kritika reciproke, pas arrestimit të kryetarit të zgjeedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

(r.m.)