MPJD këshillon shtetasit e Kosovës në vendet e Gjirit Persik

Prishtinë, 28 shkurt 2026 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Disporës e Kosovës, pas situatës së krijuar në Gjirin Persik, u ka bërë apel shtetasve të Kosovës që ndodhen në këtë rajon të kenë kujdes maksimal.

Ministria e ka përcjellë paralajmërimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Riad se ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, gjë që mund të shkaktojë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.

Shtetasit e Kosovës në vendet e rajonit udhëzohen shtetasit kosovarë që ta konaktojnë ambasadën në telefon për raste urgjence.

Njoftimi i të plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad i këshillon shtetasit e Kosovës me qëndrim në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman që të bëjnë kujdes maksimal në gjendjen e rritjes së tensioneve në rajon, pasi ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.

Këshillohen shtetasit e Kosovës që:

–  T’i ndjekin kumtesat zyrtare dhe këshillat e autoriteteve vendore.

– Të ndjekin raportet e medieve zyrtare.

 – Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.

Ambasada do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.

Për raste urgjente, ju lutem kontakoni numrin urgjent të ambasadës tonë në Riad +966 53 750 88 35. 

(r.m.)