MRM ju ndihmon të bëheni prindër

Praktika mjekësore e cilësisë së lartë në Manhattan, bazuar në arritjet më të fundit të shkencës – trajtim i personalizuar, çmime të ulëta, sukses maksimal, caktoni vetë gjininë e fëmijës

1. Çfarë është Mjekësia Riprodhuese e Manhatanit, apo MRM (Manhattan Reproductive Medicine, MRM)?

MRM ndodhet në Manhattan, një praktikë mjekësore e cilësisë së lartë dhe e përkushtuar për t’i ndihmuar pacientët që të bëhen prindër.

2. Çfarë trajtimesh për infertilitetin ofrohen në MRM?

Trajtime të gjithanshme, bazuar në arritjet më të fundit shkencore, të përshtatura sipas diagnozave dhe nevojave të pacientëve për të siguruar arritjen e shtatzanisë.

3. Pse realizimi i shtatzanisë ka një sukses më të lartë në MRM?

Një faktor vendimtar është se trajtimi efikas përzgjidhet dhe përshtet sipas çdo individi për të arritur shtatzaninë e suksesshme. Kjo ndryshon nga klinikat e mëdha dhe qendrat spitalore kur përdoret i njëjti protokoll për të gjithë pacientët pa dallim, duke vështirësuar rezultatet.

4. Kush janë pacientët e MRM-së?

Ne trajtojmë çifte nga të gjitha shtresat, origjinat dhe vendet e botës.

5. Si janë çmimet në MRM?

MRM ofron çmimet më të ulëta të mundshme. Synimi ynë është të punojmë me kompetencë dhe saktësi ndërkohë që mbajmë të ulëta kostot e trajtimit. Ka financime në dispozicion për pacientët tanë dhe pranojmë sigurime shëndetësore që përfshijnë përfitime për infertilitetin.

Dr. Hanna Jesionowska

6. Sa e vështirë është trajtimi IVF (Fekondimi me In-vitro)?

IVF është trajtimi më efektiv i fekonditetit, që ka bërë miliona familje me fëmijë.

Me kalimin e kohës, procedura IVF është thjeshtëzuar dhe tani mund përdoret në lehtësisht në mjedise zyre e klinike.

7. Si mund të marr më shumë informacion për infertilitetin dhe trajtimet që ofrohen?

Mund të vizitoni faqen tonë në internet: https://doctorhanna.com/

Mund të telefononi numrin tonë: 212- 794- 0080 për të folur drejtpërdrejt me stafin tonë apo për të caktuar një takim këshillues falas me drejtoreshën mjekësore në MRM, Dr. Hanna Jesionowska (Doktoreshë Hanna) për të diskutuar rastin tuaj.

8. A është e mundshme që të mbetesh shtatzënë që në provën e parë me IVF?

Po. Rreth 70% e pacienteve tona shtatzëna, kanë pasur vetëm një trajtim të vetëm me IVF. Numri i trajtimeve të para të suksesshme IVF këtu në MRM është akoma edhe më i lartë sesa në shumë qendra të tjera IVF.

9. A ofrojmë program për dhurim ovocitesh (vezësh)?

MRM ofron dhurim ovocitesh, trajtim që ndihmon të bëhen nëna edhe gratë në moshë si dhe ato që kanë cilësi të ulët vezësh.

10. A është e mundur të zgjedhësh seksin e fëmijës: djalë apo vazjë?

Po. IVF me testim embrionesh lejon prindërit që të vendosin gjininë e bebes së tyre.