Muharrem Salihu, figurë e shquar e diasporës shqiptare kandidon për Këshilltar Rajonal në Provincat e Venecias dhe Trevizos

Shqiptarët me votën dhe ndikimin e tyre kanë potencial të madh në zgjedhjet e 23-24 nëntorit

Shqiptarët që jetojnë në provincat e Venecias dhe Trevizos kanë mundësi që në 23 dhe 24 nëntor, të votojnë për një bashkatdhetar të tyrin në zgjedhjet rajonale.

Muharrem Salihu kandidon si Këshilltar Rajonal në emër të Unionit të Qendrës.

Një përfaqësus i shquar i diasporës shqiptare, Salihu ka bërë emër te bashkatdhetarët e tij në mbarë botën, duke u angazhuar në nisma e fushata të rëndësishme patriotike e humanitare, sa herë që ka qenë nevoja.

Ai sjell me vete një histori suksesi frymëzuese. Punëtor i palodhur, njohës i ekonomisë dhe tregut të punës, ai ngriti firmën e tij të suksesshme në Itali. U dha njerëzve punë dhe shpresë. Por nuk u ndal aty. Shërbeu që lagjia, komuniteti, qyteti, province ku jeton e punën të zhvillohet edhe ajo.

Aty ku lulëzon biznesi, lulëzon ekonomia, përmirësohen kushtet e jetës për të gjithë. Është një vision të cilit i beson bashkë me rëndësinë e sigurisë dhe të moralit të familjes.

U zgjodh President i Confimprese Italia të Venecias dhe shkëlqeu edhe aty. Si Këshilltar Rajonal, premton ai, do të jetë gjithmonë në anën e atyre që bëjnë biznes dhe krijojnë pasuri!

“Veneto rritet kur ata që krijojnë punë mbështeten”, thotë ai. “Nevojitet një Rajon që thjeshton, ul burokracinë dhe shpërblen ata që investojnë dhe punësojnë. Mbroj artizanët, tregtarët, bujqit dhe turizmin me politika që favorizojnë inovacionin, zhvillimin dhe konkurrueshmërinë”.

Vetëm pak ditë më parë takoi Papa Leonin në Vatikan duke u bërë nga shqiptarët e parë në botë që e takojnë udhëheqësin e ri shpirtëror të katolikëve.

Shumë shqiptarë jetojnë në provincat e Venecias dhe të Trevizos. Ata kanë mundësi të ndihmojnë që të zgjidhet një bashkatdhetar i tyre në Këshillin Rajonal dhe mund të mbështesin një koalicion të UDC-së ku kanë një njeri të tyrin me influencë.

Jo të gjithë shqiptarët kanë të drejtë vote në Itali, por të gjithë kanë miq, kolegë, fqinj e të njohur që votojnë e mund të sjellin ndryshim. Mbështesni Muhharem Salihun për Këshilltar Rajonal në Venecia dhe Trevizo.

(Ruben Avxhiu/Illyria)