Nxënësve Oresti Salillari dhe Sarah Bandilli të Alba Life iu njohën 12 kredite kolegji pasi kaluan testin shqip në New York
Nga Këze Kozeta Zylo
Çfarë krenarie ndjejmë kur dëgjojmë nga goja e nxënësve si: “Faleminderit “Alba Life” që na krijoni mundësinë për të mësuar Gjuhën Shqipe në New York”!
Ne u takuam në Tiranë në korrik, 2025 me Oresti Salillarin një nxënës brilant i Alba Life në New York i cili ka qenë në grupin e parë të regjistrimit për mësimin shqip si dhe nxenesin tjetër Daniel Hoxha kërcimtarin e valles së famshme të Devollit performuar në disa skena njujorkeze.
Të dy këta djem të shkëlqyer tashmë studentë në Baruch College po kryenin intership në Tiranë në Raiffeisen Bank, Shqipëri. Baruch është një nga kolegjet e nivelit të lartë në sistemin CUNY. është themeluar, më 1847, institucioni i parë i arsimit të lartë publik falas në Shtetet e Bashkuara. Për vitin 2015, CollegeNet e renditi Baruchun në vendin e parë në vend, midis më shumë se 900 shkollave.
Intersant është se kur takohemi me të njohur nga Amerika në Tiranë krijohet një ndjesi e veçantë një emocion i në tjetër lloji që ndihemi edhe si vendas, por edhe një përzierje e pakuptuar pak si të “huaj”. Iu uruam për këtë vendim që na e mbushte zemren plot sepse ata vinë në Shqipëri për të marrë përvojën e mrekullueshme nga vendi i origjinës së prindërve të tyre. Nuk rreshtnin së shprehur mirënjohjen si: Ne nuk mund të vinim për intership në këtë bankë, nëse nuk do të dinim Gjuhën Shqipe që ju na e keni mësuar me aq profesionalizëm dhe përkushtim. I përqafuam me mall dhe lot në sy si mësuesit nxënësit dhe jemi tejet të sigurtë se një ditë do t’i shikojmë në majën e bizneseve apo bankier të zotë. Këta djem shprehin mirënjohjen gjithmonë çka është edukatë familjare, kulturë, mirësi dhe shume frymëzuese për të gjithë mësuesit. Ata ishin shumë të kënaqur me stafin Raiffeisen Bank Shqipëri dhe tha se po përfitojnë dhe mësojnë shumë gjëra të reja si studentë. është ndihmuese kur gërshetohet teoria me praktikën vazhduan studentët.
Duke vazhduar bisedën z. Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollave Shqipe “Alba Life” rrjetit më të madh të shkollave shqipe në Diasporë iu tha me krenari të ligjshme se ne kemi një student tjetër sivjet që për vitin akademik 2024-2025 kaloi testin e Gjuhës Shqipe dhe përfitoi 12 kredite të gatshme kolegji. Ajo quhet Sarah Bandilli, ndërkohë e kemi asistente mësuese në Shkollën Shqipe në Brooklyn e cila ndihmon mjaft. Sarah ka ardhur që e vogël dhe natyrisht gëzohemi shumë, kur shikojmë që studentët tanë po arrijnë majat. Psh Sarah është pranuar në Yale Universiti një nga universitetet më prestigjiozë në botë, themeluar në vitin 1701.
Çfarë krenarie për Alba Life!
Ndërsa i permend këta nxënës natyrshëm kujtoj sfidat, përpjekjet, lutjet për t’i sjellë në shkollë, ose vajtjen me makina nëpër shtëpia për t’i marrë pasi prindërit shpesh janë në punë në ato orare. Me të drejtë Mësuesi i urtë Aristoteli të gjitha këto mundime për edukimin i ka përkufizuar me citatin si “Rrënjët e arsimit janë të hidhura, por fruti është i ëmbël.” – . Këto përpjekje të tyre i çuan këta nxënës në shpërblime dhe sukses të madh. Ata u mbajten fort tek Alba Life, u motivuan dhe tashmë bëhen frymëzim për të tjerët.
Ndaloj përsëri dhe i mëshoj më shumë faktit për 12 kreditet që kalojnë nxënësit shqiptarë dhe u njihen për kolegj, pra jo vetëm kursejeë kohën në kolegj, por edhe paratë për 12 kreditet.
Sipas departamentit të gjuhëve të huaja në shkollën e mesme ku punoj në Susan E. Wagner ku dhe ishim të ftuar bashkë me Qemalin nga shefi i departamentit ai dha udhëzimet përkatëse dhe natyrisht dhe shprehu mirënjohjen për Alba Life që i përgatisim në gjuhen e nënës dhe ndikojmë shumë në këtë program. Për njohjen e gjuhës shqipe në shkollën e mesme, i referohet vendimit të Dygjuhësisë së Shtetit të Nju Jorkut (NYSSB), qe u lejon studentëve të fitojnë 12 kredite. Ky program njeh studentët që demonstrojnë aftësi të larta në anglisht dhe të paktën një gjuhë tjetër, përfshirë shqipen.
Psh Oresti nxënësi i lartpërmendur në Shkollen e mesme Susan E. Wagner e kaloi testin. Nxënësi që dëshiron paraqitet në departamentin e gjuhëve të huaja dhe merr udhëzimet. Ata zgjedhin nji temë te lirë, dhe shkruajne një ese në gjuhën e tyre. Pasi e vendosin në USB dhe me power point e tregojnë në ekran në monitorin e klasës, ku profesori e dëgjon me kujdes bashkë me përkthyesin. Vazhdojnë disa pyetje nga profesori në anglisht ndërsa përkthyesja ia lexon nxënësit.
Ky program është një mundësi e madhe për cilindo nxënës që flet shqip dhe dëshiron të vazhdojë kolegjin duke shkuar me 12 kredite të gatshme.
Ju ftojmë prindër të dashur t’i bashkoheni shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit. Mos ngurroni të regjistroni fëmijët tuaj në çdo kohë, 24 orë pa u ndalur në këto shkolla shumë serioze dhe tejet profesionale pasi të gjitha mësueset janë të lincensuara nga shteti amë dhe të integruara plot kulturë në fushën e edukimit në New York. Shkollat “Alba Life” po hyjnë në vitin e 19-të dhe njohin vetëm sukseset në saje të korrektësisë, pa e ndalur asnjëherë mësimin, zbatimit të ligjeve, përkushtimit, sakrificave.
Gjuha Shqipe është Ashti i Kombit është identiteti ynë Kombëtar!
19 korrik, 2025
Staten Island, New York







