Myftiu Tërnava u bën thirrje liderëve politike për marrëveshje e kompromis

Prishtinë, 20 mars 2026 – Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në fjalën e tij të rastit para lutjes së Fiter Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, e cilësoi këtë festë edhe si “moment reflektimi dhe falënderimi” të njerëzve. Ai bëri thirrje për ruajtjen e besimit, vlerave të familjes, solidaritetit me nevojtarët dhe forcimit të unitetit shoqëror. Theksoi sidomos vlerën e pluralizmit dhe diversitetit në shoqëri.

“Në kohën e sotme për t’u përballur me krizën morale dhe sociale kërkohet domosdoshmërish respekti ndaj pluralizmit dhe pranimi i dallimit në mes individëve, komuniteteve pa asnjë formë dominimi ekonomik, kulturor apo ushtarak. Bashkësia njerëzore nuk është vetëm një nevojë sociale por një parim fetar dhe kombëtar i rrënjosur mbi historinë dhe dinjitetin e popullit tone”, tha Tërnava.

Ai tha se festat fetare përcjellin përcjellin mesazhe paqeje, respekti, mirëkuptimi e bashkëpunimi midis njerëzve.

“Në realitetin e sotëm ku egoizmi, urrejtja dhe konflikti shpesh cenojnë marrëdhëniet ndër njerëzore, kuptimi i vërtet i dashurisë së paqes duket si përjashtim nga feja. Fetë megjithatë japin mesazh paqeje, duke ofruar udhëzime për respekt të ndërsjellët, mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërnjerëzor. Besimi në fetë nga njerëzit e padijshëm shpesh abuzoheni për përçarje. Sipas islamit nuk mund të imagjinohet që njerëzit të bashkohen në një fe apo kulturë të vetme, ngase krijimi i dallimeve në mes njerëzve tregon madhështinë dhe vullnetin e Zotit “, tha ai.

Myftiu Naim Tërnava foli edhe për situatën aktuale politike në Kosovë. Ai u bëri thirrje liderëve politikë që me dialog dhe marrëveshje të gjejnë zgjidhje për zhbllokimin e proceseve politike.

“Është e papranueshme që sot, në kohë paqeje dhe në kushtet të sistemit demokratik, njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik për kompromis”, theksoi si.

Myftiu tha se shoqëria kosovare sot ka nevojë për më shumë maturi politike e kulturë dialogu. Ai theksoi se historia do të gjykojë udhëheqësit politikë për vendimet dhe veprimet e sotme.

“Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë maturi në politikë, për më shumë kulturë dialogu dhe për më shumë ndjenjë përgjegjësie ndaj interesit publik. Historia do të gjykojë jo vetëm për vendimet që janë marrë, por edhe për momentet kur përgjegjësia është marrë. Lutemi Zotit që të na bekojë me maturi dhe drejtësi, që të jemi në nivel të përgjegjësisë që mbajmë për të ardhmen e vendit dhe kombit, qoftë si individë apo si shoqëri. Zoti i Madhërishëm na bëftë prej atyre që ndërtojnë ura të forta, rini të shëndoshë dhe një shoqëri me besim në vete dhe dashuri për atdheun.”, theksoi Myftiu Tërnava.

Ai bërri thirrje pë paqe e drejtësi në mbarë botën.

(r.m.)