NATO dënon sulmin ndaj EULEX-it në veri të Kosovës

Bruksel, 11 dhjetor 2022 – NATO e dënoi sulmin me shok-bombë ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, në një postim në Twitter, ka thënë se NATO u bashkohet aleatëve të saj dhe Bashkimin Evropian që e dënojnë fuqishëm sulmin e mbrëmshëm.

“Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe kryesit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lungesku.

Ajo ka thënë që Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin që ka.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Lungesku.

(r.m.)