Bruksel, 30 maj 2023 – Aleanca Veri-Atlantike ka marrë vendim që të angazhojë në Kosovë Forcën Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie.
Përmes një postimi në Twitter, NATO-ja ka bërë të ditur se ky vendim është marrë si reagim ndaj trazirave të fndit në veri të vendit.
NATO njoftoi se vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë me qëllim që KFOR-i të mund të garantojë sigurinë në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka.
“Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të KFOR-it, NATO ka drejtuar vendosjen e Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore”, thuhet në njoftimin për media.
NATO Deploys Additional Forces to Kosovo Force
— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) May 30, 2023
In response to recent unrest and the injury of 30 members of
NATO’s Kosovo Force, NATO has directed the deployment of the Operational Reserve
Forces (ORF) for the Western Balkans, which was on a seven-day readiness-to-deploy
status.
Të hënën, më 29 maj, protestuesit serbë i kanë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan. 30 pjesëtarë të KFOR-it janë plagosur gjatë sulmit. Tre rj tyre janë plagoasur me amë zjarri.
(r.m.)