Bruksel, 13 prill 2026 – Aleatët e NATO-s thanë të hënën se nuk do të përfshihen në planin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për bllokimin e lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Donald Trump kishte thënë se ushtria amerikane do të bashkëpunonte me vendet e tjera për të bllokuar trafikun detar në rrugët ujore nëpër Hormuz.
“Bllokada do të fillojë së shpejti. Vende të tjera do të përfshihen në këtë bllokadë”, ka shktruar Trump në një postim në Truth Social, të dielën.
Por aleatët e NATO-s, përfshirë Britaninë dhe Francën, kanë thënë se nuk do të përfshihen në konflikt duke marrë pjesë në bllokadë. Ata bënë të ditur se, në vend të kësaj, po punojnë në një iniciativë për të hapur rrugën ujore pas të përfundimit të luftimeve në rajon.
Refuzimi i vende të NATO-s për të marrë pjesë në bllokadën e Hormuzit vjen në një kohë fërkimesh me presidentin amerikan, i cili është kërcënuar edhe me tërheqjen e SHBA-së nga NATO dhe me tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa pasi disa vende evropiane nuk lejuan përdorimin e hapësirës së tyre ajrore për sulme ndaj Iranit.
Donald Trump kishte paralajmëruar të dielën bllokimin e plotë të trafikut nëpër Hormuz. Por, ushtria amerikane njoftoi se bllokada, e cila ka nisur në orën 17:30 sipas kohës në Iran, vlen vetëm për anijet që shkojnë në portet iraniane ose vijnë nga portet iraniane.
Që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, Irani e ka bllokuar kryesisht ngushticën për të gjitha anijet përveç të vetave. Teherani ka kërkuar ta mbajë nën kontroll të përhershëm ngushticën dhe ndoshta të mbledhë taksa për kalimin e anijeve nëpër të.
(r.m.)