NATO: Sulmet kundër rebelëve Houthi në Jemen ishin “mbrojtëse”

Bruksel, 12 janar 2024 –NATO i cilësoi “mbrojtëse” sulmet ajrore të forcave të Shtetet e Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe kundër objektivave të rebelëve Houthi në Jemen.

“Këto sulme ishin mbrojtëse dhe synonin ruajtjen e lirisë së lundrimit në një nga korsitë detare më të rëndësishme në botë,” tha Dylan White, zëdhënës i Aleancës.

Ai u bëri thirrje rebelëve Houthi t’i japin fund sulmeve të tyre në Detin e Kuq.

“Sulmet e Houthi duhet të marrin fund”, shtoi ai.

Belgjika nga ana e saj njoftoi se me partnerët e saj në Bashkimin Europian dhe me Shtetet e Bashkuara po punon për të rivendosur sigurinë në rajonin e Detit të Kuq dhe për të shmangur përhapjen e konfliktit.

“Sulmet e vazhdueshme nga Houthi janë një rrezik real për stabilitetin e rajonit dhe përfaqësojnë një përshkallëzim që nuk është në interesin e askujt”, ka shkruar ministrja e Jashtme belge, Haja Labib, në një postim në Twitter.

(r.m.)