Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë

Tiranë, 5 maj 2026 – Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta të martën, në moshën 89-vjeçare.

Servet Pëllumbi ishte një nga figurat kryesore të politikës shqiptare në periudhën e tranzicionit, pas viteve ’90.

Ai një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë. Prej viti 2002 deri në vitin 2005 ishte kryetar i Kuvendit.

Servet Pëllumbi është dekoruar me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga ish-presidenti Alfred Moisiu.

Ceremonia mortore do të mbahet të mërkurën, më 6 maj 2026. Arkivoli i z. Pwllumbi do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku do të bëhen homazhe nga ora 09:30 deri në orën 12:00. Në orën 12:30 do të fillojë ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit.

Varrimi i tij do të bëhet në Varrezat e Sharrës, në Tiranë. Përcjellja e arkivolit deri te varrezat do të bëhet sipas protokollit shtetëror.

(r.m.)

Comment

*