Ndalohen në Kosovë dy shtetas rusë që kishin hyrë pa viza

Prishtinë, 6 maj 2024 – Një burrë dhe një grua me pasaporta të Rusisë u ndaluan në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, në Jarinjë, pasi nuk kishin viza të Kosovës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se ata u ndaluan të dielën, trreth orës 20:10.

Sipas njoftimit, dy shtetasit rusë, një burrë e një grua, kanë thënë se kishin ardhur në Kosovë nga Nishi i Serbisë, por ka dyshime se ata kanë hyrë në Kosovë në rrugë ilegale.

“Sipas tyre, të njëjtit kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në Jarinjë, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se ndaj dy shtetasve rusë ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicës për dy personat e ndaluar ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’”, ka thënë pë Kohën zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, të kalojnë transit apo të qëndrojnë në Kosovë duhet të pajisen me vizë.

Ky vendim është marrë në vitin 2022.

Deri atëherë, qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe me pasaporta zyrtare nuk u është kërkuar të pajisen me viza për të hyrë, për të kaluar transit ose për të qëndruar në territorin e Republikës së Kosovës deri në 15 ditë.

(r.m.)

Comment

*