Nderime për Nënën Terezë, në ditëlindjen e saj

Prishtinë, 26gusht 2021 – Humanistja e madhe shqiptare, Nëna Terezë, e cila është simbol i solidaritetit dhe bamirësisë në botë, u përkujtua dhe u nderua të enjten në Prishtinë, me rastin e 111 vjetorit të lindjes.

Autoritetet mëtë larta shtetërore të vendit e vlerësuan figurën dhe misionin e Nënës Terezë, e cila është bërë edhe simbol i paqes dhe dashurisë për njerëzimin.

“Sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, kujtojmë përplot nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes, e cila botës ia dhuroi vlerat e mira të saj e të popullit të saj shqiptar: dashurinë për njeriun, zemërgjerësinë dhe bashkëvuajtjen me më të dobëtit”, ka shkruar Presidentja Osmani në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi lule te shtatorja e Nënës Terezë.

“Sot përkulemi pranë shenjtores sonë, Nënë Terezës, e cila me veprat e saj nuk mbushi boshllëk, por e ngriti kombin tonë, jo kur ai mungonte, por kur ai e meritonte”, tha ai.

Kurti tha se Shën Tereza ishte një nga nënat shqiptare që me mirësi e bujari dhe duke e sakrifikuar edhe veten e vet u ndihmoi atyre që kishin nevojë. Kështu ajo u bë frymëzimpër njerëzimin anembanë botës.

“Ajo frymëzoi me qindra, pastaj me mijëra e mandej me miliona njerëz, dhe ua ktheu dinjitetin atyre që mbase mendonin që edhe Zoti i kishte harruar”, theksoi Kurti.

This image has an empty alt attribute; its file name is Albin-Kurti_te-shtatorja-e-Nenes-Tereze.jpg

Nënë Tereza ka lindur në Shkup, më 26 gusht 1910. Në vitin 1979, ajou nderua me çmimin Nobel për Paqe, për veprimtarinë e saj në shërbim të të varfërve, të sëmurëve e të të pastrehëve.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator të vitit 1997, në Kalkuta të Indisë.

Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Kanonizimi dhe shenjtërimi i saj u bë më 4 shtator 2016, në ditë para 19-vjetorit të vdekjes.

(r.m.)