Prishtinë, 8 gusht 2026 – Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e ftuar nga kryesuesi Avni Dehari, është ndërprerë përsëri, me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit të detyrë, Albin Kurti.
Menjëherë pas hapjes së saj, Kurti nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, por kërkoi shtyrje të seancës, me arsyetim se nevojitet kohë shtesë për vazhdimin e negociatave me partitë tjera për formimin e institucioneve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e miratoi kërkesën e Kurtit, e shpalli të m byllur seancën dhe kërkoi nga partitë që të vazhdojnë negociatat për të shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në shenjë proteste ndaj veprimeve të LVV-së që konsiderohen kundërkushtetuese nga opozita, e sulmoi me vezë Kurtin. Rreth foltores ku gjendej Kurti ndërhynë disa deputetë dhe u krijua një rrëmujë, gjë që e shtyri kryesuesin të kërkojë ndërhyrjen e sigurimit. Ende pa u qetësuar situara, kryesuesi e shpalli ndërprerjen e seancës.
Pas ndërprerjes së seancës, Kurti shpjegoi përse LVV-ja nuk propozoi kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit. Ai përsëri u bëri thirrje liderëve të partive parlamentare që të vazhdojnë negociatat për një marrëveshjer politike që do të shmangte zgjedhjet,
“Nuk propozuam një emrë ndonëse i kemi votat për një gjë të tillë meqë çfarëdo konstituimi pa marrëveshje politike që do garantonte qëndrimin në sallë dhe votimin për presidentin do na shpinte te zgjedhjet e reja. Andaj insistimi ynë i drejtë dhe i dobishëm është që të ulemi të bisedojmë, të merremi vesh, dhe vetëm nga lartësia e një marrëveshje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshje mes meje si kryetar i LVV me liderëve të partive tjera të konstituojmë Kuvendin, qeverinë dhe ta zgjedhim presidentin”, u shpreh ai
“Nuk ka kuptim që të mos bëjmë marrëveshje, mos të bashkëbisedojmë. Në këto orët e fundit mes fillimit të seancës dhe vazhdimit të kësaj seance kam pasur takim, kam shkruar letra, dhe nuk besoj që duhet ti shpallim përpjekjet e dëshpëruara apo të përfunduara. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi sepse kështu e kërkon kushtetutshmëria”, tha Kurti.
Por, tri partitë parlamentare shqiptare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca – e akuzojnë Kurtin se po përpiqet të vënë nën kontroll të gjitha institucionet e shtetit, edhe përmes akteve kundërkushtetuese.
“Kosova prej sot nuk është më demokraci, në këtë vend nuk ka Kushtetutë as rend kushtetues. Kurti i ka suspenduar të gjitha institucionet demokratike. Është një nga ditët më të rënda që ka pasur Kosova prej ekzistencës së saj si shtet sovran dhe i pavarur”, tha deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.
Ai tha se Kurti e ka fuutur vendin në krizë të thellë politike dhe në bllokadë institucionale.
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ishte pak më e kursyer në kualifikimin e sjelljes dhe veprimit të LVV-së dhe Kurtit. Ajo e cilësoi si “papërgjegjësi totale” shtyrjen e procesit të konstituimit të institucioneve të reja të shtetit.
“Besimin që na kanë dhënë qytetarëti deputetë na kanë dhënë t’i konstituojmë institucionet, por po e shohim papërgjegjësi totale nga LVV që nuk po gjen mënyrën që ta kryejë detyrën e vet. kjo është fatkeqësi dhe papërgjegjësi. Thirrje qytetarëve që ta shohin këtë pamje që Kuvendi nuk arrin të konstituohet”.
“Qytetarët e Kosovës na e kanë dhënë besimin që ne, si deputetë dhe si subjekte politike, t’i konstituojmë institucionet dhe që ato të jenë funksionale, në funksion të shtetit të Kosovës. Por, po e shohim një papërgjegjësi totale nga subjekti i parë, i cili nuk po gjen mënyrën që ta kryejë obligimin e vet kushtetues për ta prezantuar emrin e kryetarit të Kuvendit dhe për të bërë votimi dhe për t’u konstituar Kuvendi”, tha ajo.
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, tha se Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe eksponentë të tjerë në LVV e kanë djegur qëllimisht afatin kushtetues për formimin e institucioneve dhe theksoi se kjo do të ketë pasoja
“Ajo që është më e keqja, Kurti, Albulena e të tjerët qëllimshëm ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues për t’i zgjedhur institucionet’, tha Haradinaj.
“Kjo që ka ndodhur ka pasoja kushtetuese. Veprimet e ardhshme duhet të ndihmojnë në ruajtjen e kushtetutshmërisë”, theksoi ai, para seancës.
Por, deputetja e LVV-së Albulena Haxhiu, e cila është ushtruese e detyrës së presidentes së vendit, tha se kushdo që mendon se po shkilet kushtetuta mund ta dërgojë ëështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, unë e ftoj t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo, para fillimit të seancës së sotme.
Opozita dhe njohës të Kushtetutës së Kosovës e cilësuan kundërkushtetues seancën e sotme të Kuvendit. Ata I referohen aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, ku thuhet se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet brenda 30 ditës nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Ky afat ka skaduar mbrëmë në orën 24:00.
Sipas Kushtetutës, në rast të dështimit të konstituimit dhe funksionalizimit të institucioneve, Kuvendi i Kosovës shpërbëhet dhe brenda 60 ditësh vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
(r.m.)