Është ndarë nga jeta ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, kroati Josip Kuzhe.
Ai ka drejtuar Shqipërinë për 18 muaj në periudhën kohore 2009-2011.
Kuzhe ka hyrë në historinë e Shqipërisë si trajneri me fitoren më të thellë – atë 6:1 – ndaj Qipros, në një ndeshje miqësore më 2009.
Kuzhe ka vdekur të dielën, në moshën 62-vjeçare. Është thënë se ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë.