Fjala e mbajtur në seancën parlamentare kushtuar 82-vjetorit të genocidit ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë

Nga Mesila Doda
Të nderuar miq dhe të ftuar
Është bërë një traditë e rëndësishmë në Kuvendin e Shqipërisë përkujtimi i 27 qershorit si dita e genocidit mbi shqiptarët e Camerisë, që të përkujtohet në sallën e seancave plenare
Kam patur nderin të moderoj përgjatë viteve në Parlament seancat përkujtimore por sot më lejoni të ndaj dy fjalë mbi atë që kemi patur mundësi të bëjmë bashke më kolegët e mi të PDIU-së për zgjuarjen e ndërgjegjes së kombit dhe hapat zyrtarë që kemi ndërmarrë për të mbajtur të gjallë dhe për ta vendosur në aktualitet ceshtjen e shqiptarëve të Camërisë
27 qershori është një ligj i njohur që në 94’, si ligji i genocidit mbi shqiptarët e çamërisë, dhe kjo obligon cdo qeveri që ta kujtojë këtë datë si një çështje kombëtare. Urojme që kjo date të ketë cdo vit edhe kur ne të mos jemi më në këtë parlament ditën e saj të përkujtimit, Ne kujtojmë historinë tonë, jetët e humbura në mënyrë të padrejtë por edhe risjellim para të rinjve tanë historinë që mësime të tilla të hidhura të mos përsëriten kurrë më
Pa dyshim akti më i rëndësishëm që PDIU ka realizuar në Parlamentin e Shqipërise ka qenë aprovimi i rezolutës për Camerinë në vitin 2013, një beteje e palodhur por edhe një gur kilometrik I vendosur në marrdheniet institucionale të Parlamentit të Shqipërisë me qeverinë shqiptare e cila e ka detyrim të ngrejë këtë ceshtje te te drejtave të njeriut në cdo samit apo takim dypalesh me shtetin fqinjë Greqine. Fill pas kësaj rezolute akti tjetër më i rendësishëm I bërë nga PDIU ka qene Rezoluta e cila i kërkon shtetit grek heqjen e Ligjit të luftës me Republikën e Shqipërisë një ligj arkaik e rudiment historic I cili mbahet ende në këmbë si atavizëm për të kërcënuar marrdhëniet tona me fantazmen e nje lufte të shekullit të kaluar. Cdo qeveri e ka detyrim te trajtoje këtë ceshtje ne bisedimet me fqinjin.
I përmenda këto akte sepse janë majat institucionale që janë arritur falë punës perpjekjeve të përfaqësuesve të PDIU në Parlamentin e Shqipërise por Ky aktivitet nuk ndalet vetm këtu, as në dhjetra e qindra fjalime të mbajtura në këtë sallë për Camerinë dhe në forumet ndërkombëtare ku kemi marrë pjesë. Ajo qe PDIU ka arritur edhe duke konsumuar veten e saj, ka qenë lufta e pameshirshme me harresën. Te luftosh harresën kërkon forcë dhe motiv dhe shume aleate të cilët për fat të keq shumë herë kanë munguar.
Varrezat monumentale të Kllogjerit, të vetmit në llojin e tyre në Shqipëri janë vepër e jashtëzakonshme që PDIU ka realizuar me durim dhe duke lobuar me cdo qeveri të Republikës së Shqipërisë.
Krijimi i Bashkise Konispol dhe kerkesa si një kusht sine qua non për egzistencen e kësaj bashkie ka qenë kushti I vetëm për votimin e reformes territoriale nga ana e përfaqësuesve të PDIU.
Qendrimi I kryetarit të PDIU-së në Strasburg në mbrojtje të luftës clirimtare të UCK-së është një moment kulmor i veprimtarisë së PDIU-së dhe që sot na bën krenar të gjithëve pasi na rezulton se PDIU eshtë forca e cila mbetet gjithmone në nderim e ruajtje të faqeve me te ndritura te historisë së shqiptarëve. Cameria dhe Kosova janë dy gjymtyret e kombit që u sakrifikuan për ketë Shqipërinë zyrtare qe sot kemi ndaj është deyra jonë të punojmë pa reshtur per to.
I përmenda shkurt këto gur kilometrik të punës së PDIU për t’i dhënë përgjigje të gjithë dashamirësve a dashakeqëve te cilat herë me kurreshtje e herë me ligësi pyesin se cfarë kemi bërë.
Nese kemi institucionalisht një ceshtje çame si detyrim i rezolutes për ceshtjen came kjo është punë e PDIU, nëse kemi kerkesen per heqjen e ligjit të luftes e kemi si detyrim i rezolutes se propozuar nga PDIU dhe miratuar nga deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, kemi deklarata te komisionerit te zgjerimit Hahn që kerkon futjen e kesaj ceshtje ne shporten e bisedimeve mes dy vendeve, kemi varrezat monumentale të Kllogjerit si nderim për te kaluarën e padrejtësite e kryera dhe ajo cka është më e rëndësishmja do ta tregoj si një ndodhi qe me vjen nga fëmijeria e sime bije Hanës që sot është në ketë sallë si një vajzë e rritur.
Kur në një bisedë mes femijësh pyesnin për origjinën e tyre dhe Hana e thotë që ishte nga Çameria femijët e tjere nuk reaguan sepse dinin dhe degjonin për camerinë, kur dikush nga femijët tha për origjinën e tij nga një krahinë e vogel që ishte në mes të Shqipërisë filluan të qeshnin sepse femijët nuk e njihnin atë krahinë. Kjo është puna e PDIU-së, e solli një ngjarje të kaluar si një histori moderne e të veshur me tisin e kohës, si një problematikë të cënimit të të drejtave të njeriut, të betejes për dinjitet, e të cenimit të drejtës së pronës pa ngritur frymen irredentiste e armiqësisë midis popujve, e solli Camerinë ne ditet e sotme dhe i dha force e dinjitet brezave të rinjve.
PDIU ja ka dalë në betejën e saj kundra harresës e kundra shurdherisë së shtetit shqiptar. E ardhmja që do I përkasi më të rinjëve do shohi ditë më të bukura sepse Shqipëria vend evropian eshte kapitulli i fundit qe zgjidh juridikisht cdo ceshtje qe deri dje nuk kanë dashur të dëgjojnë. Ne kemi qenë vetem pionerët e parë të një cështje që të gjithë e kishin harruar e mbyllnin sytë para një krimi kolektiv të ndodhur mbi disa shqiptarë të tjere.
Mesila Doda është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuese e Partisë për Drejtësi, Integritet, dhe Unitet (PDIU).
