Bronx: Shkolla Shqpe “Alba Life” u shfaq me Koncertin madhështor tradicional të fundvitit

Nderohet me pllakë mirënjohjeje Drejtoresha e Shkollës publike amerikane nga z. Qemal Zylo themeluesi i shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York

Nga Keze Kozeta Zylo

Mr. Julie Nariman, an excellent educator in NYC, is the founding principal of the High School for Language and Innovation in the Bronx.

Për vite me radhë Shkolla Shqipe “Alba Life” vazhdon Misionin e saj Kombëtar për mësimin e Gjuhës Shqipe në shkollën publike amerikane Columbus High School. Kjo detyrë nga më humanet dhe më urgjentet për Diasporën po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me mëseuset, stafin, asistentet dhe gjithë prindërit që i sjellin dhe i kanë besuar fëmijët në bangat e këtyre shkollave.  Shkollat Shqipe “Alba Life” janë një institucion prestigjioz dhe kjo fal punës dhe seriozitetit për 16 vite radhë.  Si themelues duke pasur një përvojë të jashtëzakonshme në mësimdhënie midis dy kontinenteve natyrshem që pasionin dhe dashurinë tonë për këtë Mision rritet më ndjeshëm si përgjegjësi dhe nuk ndalet kurrë.

Prindërit së bashku me fëmijët e tyre dorë për dore, dikush dhe duke shtyrë karrocën me bebet brenda tyre erdhën për të festuar së bashku si vëllezër dhe motra festat e fundvitit, ku krijohet një atmosferë shumë e gëzuar dhe plot harmoni. 

Duke parë vidiot shikoja korridoret dhe klasat komode që ndrinin nga veshjet shumëngjyrëshe të nxënësve, dëgjohej gumëzhitja e tyre, që shpesh në veshët e mi vjen si një muzikë e ëmbël dhe fllad shqipërie.  Kush e kush nga nxënësit shkonte me vrap të përqafonte sa më parë mësueset e tyre të dashura.  Ishte një e shtunë e ngrohtë me reflekse dhjetori që dhe Zoti dukej sikur kishte hedhur kapelën e artë diellore mbi shkollen shqipe njujorkeze.

Pllake mirënjohjeje per znj. Julie Nariman, një personalitet i shquar amerikan në fushen e Arsimit Kombëtar

Zoti Qemal Zylo dhe Bordi vlerësoi me pllakë mirënjohjeje drejtoreshën e nderuar të shkollës e cila na hapi dyert e shkollës për t’ju mësuar nxënësve shqiptaro amerikane gjuhën Shqipe.  Që në bisedat e para dhe në vazhdim sipas z. Zylo ajo ka treguar një gadishmëri të pashoqe për të na ndihmuar në këtë mision.  Dita e shtunë i përket Shkollës shqipe “Alba Life” ku gjithë personeli i sigurimit të shkollës është në dispozicionin tonë për tri orë mësimore: 10 deri në orën 1 mbasdite.  Zoti Zylo e falënderoi pamasë drejtoreshën e shkollës znj. Nariman në emër të Bordit, mësuesëve dhe gjithë stafit.  Drejtoresha e shkollës publike amerikane shprehu mirënjohjen e saj dhe tha se ishte e impresionuar për punën që po bëni çdo të shtunë në këtë shkollë.  Unë ju inkurajoj fort vazhdoi drejtoresha që ta vazhdoni këtë punë dhe të mos ndaleni kurrë pasi është gjuha juaj amtare, janë rrënjët tuaja që s’duhet të harrohen kurrë.

Programi për Koncertin në festat e fundvitit akademik 2023-2024

Programi u hap me Himnet kombëtare shqiptare dhe amerikane, Himnin e Shkollës Shqipe “Gjuha Shqipe Gjuha Jonë” si dhe me Këngën e Alfabetit Shqip. Nxënësit në Online si Brendon Grada me mësuese Gresila Basha intepretpoi mjeshterisht: Himni i Flamurit me saksofon, shoqëruar nga Henri Koldashi. 

Nxënësit e grupmoshës se më të vegjëlve me mësuese Albana Lazri interpretuan poezitë: si Besa Bexheti “Viti I Ri”, Iris Veliu “Ja po vjen dhe Viti I Ri”, Glauk Ujkaj: “Viti I Ri”, Mark Lazri: “Në Dhjetor”, Emili Arifaj: “Viti i Ri”, Noel Volaj “Viti i Ri”, Kloart Luka “Dhjetori”.

Nxënësit e grupmoshës 7 vje ç deri në 9 me Mësuese Helena Ujkaj intepretuan si:

Lorenc Përgjegjaj: Dimri Plak, Emma Maleshka: Harabeli i vogël, Leonis Përgjegjaj: Viti i Ri, Marlisla Smajlaj, Nikolla Smajlaj: Babagjysh i Vitit të Ri, Klesta Xama: Abetarja, Ema Bulica: Viti i Ri, o Viti i Ri, Antonio Lazri: Gëzuar Festat, Ilirida Lajqi:  Mirë se vjen o Viti i Ri, Lorena Përgjegjaj: Dimri Plak, Emma Maleshka: Harabeli i vogël, Leonis Përgjegjaj: Viti i Ri, Marlisla Smajlaj, Nikolla Smajlaj: Babagjysh i Vitit të Ri

Nxënësit e klasës së më të rriturve të mësuese Kade Lajqi interpetuan si: Eliona Shala Babagjyshi i Vitit të Ri, Venera Burgaj, Sa të dua o Shqipëri, Asdreni, Elisabeth Palaj, Libri, Adelina Mamaqi.

Një falënderim i veçantë shkon për këtë program për ndihmën e dhënë nga mësuese Mehrije Shala, Mirela Arifaj dhe Merita Sinanaj.

Pas përfundimit të programit nga secila shkollë nxënësit kënduan të gjithë bashkë: Këngën e Vitit të Ri dhe interpretuan Vallen e Tropojës përgatitur nga dy asistentet Edona Gjidija dhe Erlinda Shala.

Nga zyra e kabinetit të Assemblymember, John Zaccaro, Jr. Assembly District 80, zonja Ornela Beshiri shpërndau dhurata për nxënësit. Mirënjohje për këtë politikan që gjithmonë e ka mbështetur Shkollën Shqipe “Alba Life”.

Sipas traditës u nda torta e festave të fundvitit ku mësues, prindër, nxënës, staf uruan njeri tjetrin plot mirësi dhe dashuri.

Gëzuar nxënës dhe mësues të dashur, gëzuar dhe ju prindër të mrekullueshëm që bashkëpunoni aq ngushtë me këtë Institucion prestigjioz për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe, indentitetin e shqiptarëve. 

Gëzuar bashkatdhetarët tanë dhe të gjithë miqtë e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit!

Ndihmuan per regjistrime dhe foto Gjergj Shuku, Mehrije Shala dhe Merita Sinanaj.

Aktiviteti së shpejti do të transmetohet në kanalin 27, TV Alb.

16 Dhjetor, 2023

Staten Island, New York