Kairo, 7 tetor 2025 – Në Sharm el-Sheikh të Egjiptit kanë filluar negociatat indirekte midis Izraelit dhe organizatës militante islamike palestineze Hamas mbi planin e SHBA-së për paqe në Rripin e Gazës.
Grupi televiziv Al-Kahera News, i cili është i afërt me Shërbimin Sekret Egjiptian, njoftoi se delegacionet kanë diskutuar rreth “kushteve themelore” për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve. Sipas raportimeve të medias delegacioni i Hamasit kishte zhvilluar tashmë bisedime fillestare me ndërmjetës nga Kataridhe Egjipti.
Plani i paqes i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përfshin, ndër të tjera, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.
Në të njëjtën kohë, Kremlini njoftoi se Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvillur një bisedë telefonike me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me planin e Presidentit Trump për Gazën.
Sipas njoftimit, Putini e ka vlerësuar planin e Trumpit dhe ka shprehur shpresën se ky plan do të zbatohet me sukses. Ai ka thënë se Moska e sheh krijimin e një shteti të pavarur palestinez si një komponent qendror të një zgjidhje të qwndrueshme për Lindjen e Mesme.
(r.m.)