Në Gjermani nis ndërtimi i një fabrike të re të municioneve të artilerisë

Berlin, 13 shkurt 2024 – Kancelari Olaf Scholz dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius morën pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të një fabrike të re të municioneve të artilerisë.

Fabrika do të ndërtohet nga kompania e prodhimit të armëve “Rheinmetall” në qytetin Unterlüss, midis Hannoverit dhe Hamburgut, ku kjo kompani ka objekte të prodhimit.

Ndërtimi i fabrikës së re të municioneve të artilerisë bëhet në hohën e rritjes së kërkesës për armë e municione nga shtetet që duan të shtojnë furnizimet pët Ukrainën dhe të mbajnë rezerva për vete.

Kompania “Rheinmetall”, çmimi i aksioneve të së cilës u dyfishua pas sulmit rus ndaj Ukrainës, prodhon një sërë pajisjesh ushtarake që janë bërë thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës, përfshirë tankun “Leopard 2” dhe topin e rëndë me rreze të gjatë “Panzerhaubitze 2000”.

Por, municionet e artilerisë janë bërë edhe më të kërkuara, pasi BE-ja pranoi se nuk do të jetë në gjendje të përmbushë premtimin e saj për ta furnizuar Ukrainën me një milion predha artilerie deri në muajin mars.

Drejtori i Përgjithshëm i “Rheinmetall”, Armin Papperger, i tha gazetës gjermane Tagesspiegel të hënën se pasi të përfundojnë objektet e reja, Gjermania do të ketë kapacitet të prodhojë 200.000 predha artilerie në vit.

Ai tha se Ukraina do të marrë nga kjo kompani disa qindra mijëra predha, disa dhjetëra transportues të blinduar të personelit, disa tanke dhe sisteme të

Pjesëmarrja e kancelarit Scholz në ceremoni shpreh përkushtimin e tij për programin “Zeitenëende”, të cilin e publikoi pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Qeveria e Gjermanisë ka planifikuar një buxhet prej 100 miliardë eurosh për riarmatosjen e Bundesëehrit dhe për forcimin e mbrojtjes kolektive të BE-së.

Vitin e kaluar, “Rheinmetall” fitoi nga qeveria gjermane kontrata me vlerë 10 miliardë euro. Papperger tha se sivjet pret kontrata edhe më vlefshme.

Kjo kompani po e ndërton një objekti të ri për prodhimin e automjeteve të blinduara edhe në Ukrainë.

Papperger tha se kompania mund ta zgjerojë prodhimin në Gjermanio dhe në Ukrainë.

(r.m.)