Në Gjermani njihen më shumë diploma të shkollave profesionale të të huajve

Berlin, 7 shtator 2025 – Në Gjermani po kërkohen gjithnjë e më shumë punonjës të kualifikuar (kujdestarë, mjekë, inxhinierë, etj.), për të plotësuar nevojat në tregun e punës në vend. Por pengesat burokratike, të cilat kanë qenë të vështira për migrantët. Kjo ka qenë pengesë për vazhdimin e karrierës së tyre në Gjermani.

Një lajm i mirë në këtë kontekst vjen nga Zyra Federale e Statistikave në Visbaden. Në Gjermani po njihen gjithnjë e më shumë diplomat profesionale të vendeve të tjera, raporton Deutsche Wele.

Vitin e kaluar kuota u rrit ndjeshëm, kur u u vlerësuan pozitivisht rreth 79.100 aplikime apo 21 për qind më shumë se në vitin 2023, tregojnë statistikat në Visbaden.

“Që nga fillimi i regjistrimit të përbashkët në nivel landi dhe federate të procedurës së rregullt të njohjes së diplomave profesionale në vitin 2016 numri është rritur vazhdimisht dhe është trefishuar”, thonë statistikat.

Për ekonominë dhe shtetin social ky është një zhvillim i mirë. Ekonomistët thonë se Gjermania ka nevojë për punonjës të huaj, pasi në 15 vitet e ardhshme gati një e treta e të punësuarve do të dalin në pension.

“Numri i punonjësit nga brezi më i ri nuk do të mund të plotësojnë boshllëkun që do të krijojë dalja në pension e brezit të të lindurve në vitet 1960”, theksojnë statistikat.

“Kjo në perspektivë afatgjatë vë nën presion sistemet e sigurimit social, sepse shumë njerëz do të duhet të paguhen nga një numër më i vogël njerëzish të punësuar që pagujanë kontributet dhe tatimet”, i tha agjencisë Reuters Stefan Kooths nga Instituti për Ekonominë Botërore në Kiel.

“Kjo ashpërson konfliktet e shpërndarjes”. Tha ai.

Turqia kreson me numrin më të lartë të 9200 diplomave profesionale të njohura në Gjermani: Krahasuar me vitin 2023, rritja ka qenë rreth 2600 më shumë. Pason Ukraina me 6400, dyfish më shumë se më 2023. Janë pranuar edhe punonjës me kualifikime nga vende si Tunizia, India dhe Siria me mbi 4000 deri në 5000 njohje diplomash. Gjithashtu diplomat profesionale nga Bosnje-Hercegovina dhe Filipinet janë vlerësuar pozitivisht

Pa reforma rrënjësore do të rriten kuotzacionet e të punësuarve për sigurimet sociale, gjë që e bën vendin jo tërheqës për investime dhe për punonjësit e kualifikuar.

Profesionet më të kërkuara janë kujdestari në sektorin e shëndetësisë si dhe infermieri. Për këtë grup profesionesh janë njohur rreth 19 përqind diploma më shumë se një vit më parë.

Në vend të dytë pason me 11.000 njohje diplomash profesioni i mjekut dhe në vend të tretë inxhnieria me 4400 procedura të vlerësuara pozitivisht. Pasojnë profesioni i mësuesit, fizioterapsit dhe edukatorë.

(r.m.)