Prishtinë, 3 qershor 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi të martën për ndalimin e 15 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me mashtrimin kompjuterik dhe keqpërdorimin e kartelave bankare
Nw njoftim thuet se të ndaluarit dyshohet se gjatë periudhës janar – tetor të vitit 2024 në komunën e Vitisë kanë vepruar në mënyrë të organizuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri, përmes ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një institucioni bankar.
Sipas Prokurorisë, ata e kanë shfrytëzuar një hapësirë kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit të transaksioneve mes shërbimeve bankare online dhe automatëve për para për tërheqjen e shumave të ndryshme të parave nga Raiffeisen Bank, duke shkaktuar një dëm të përgjithshëm prej 186 mijë eurosh.
Prokuroria njoftoi gjithashtu se ndaj të ndaluarve do të kërkohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme” dhe “keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.
(r.m.)