Athinë, 23 maj 2024 – Policia greke njoftoi të enjten se e ka goditur një organizatë kriminale ndërkombëtare, anëtarët e së cilës ishin aktivë në importimin dhe trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine në Greqi dhe në Europë.
Policia greke tha se në portin e Pireut I ka sekuestruar 210 kg kokainë, të fshehur në një konteiner , që kishte si destinacion Shqipërinë dhe i ka arrestuar katër persona, mes të cilëve drejtuesin e grupit, nga Shqipëria.
Sipas policisë greke, sasitë e kokainës transportoheshin në rrugë detare dhe fshiheshin në konteinerë në Portin e Pireut për t’u transportuar më pas në vendet evropiane, për përfitime të mëdha të paligjshme.
Sipas policsë greke struktura e që rrjeti kishte ngritur siguronte aktivitetin kriminal të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, nga e cila përfitonin të ardhura të paligjshme që kalonin 5 milionë dollarë.
Policia greke ka qarëtsuar përmes një njoftimi për shtyp rolin e secilit prej të dyshuarve si anëtarë të organizatës.
Sipas policisë greke, 48-vjeçari me origjinë shqiptare kishte marrë përsipër drejtimin e organizatës kriminale, konkretisht gjetjen e sasive të lëndëve narkotike, financimin e blerjes dhe transportimit, organizimin e dërgesës së lëndës narkotike nga Amerika Latine, fshehjen e lëndës narkotike në kontejnerë dhe lëvizjen e tyre e mëtejshme.
Policia greke thotë se një 36-vjeçar ishte përgjegjës për gjetjen dhe rekrutimin e anëtarëve të tjerë, ndërsa një 64-vjeçar komunikonte me anëtarë të tjerë të organizatës që ndodheshin jashtë vendit, për të koordinuar furnizimin dhe financimin e sasive që do të trafikoheshin.
Anëtari i katërt i organizatës, sipas policisë greke, është një 54-vjeçar që kujdesej për ndërmarrjen e asave për evitimin e arrestimit të 48-vjeçarit.
Shqiptari, i cili është i dyshuar si drejtues i grupit, ishte në pritje të vuajtjes së dënimit prej 20 vitesh burg në vitin 2017, për themelimin e një laboratori për prodhimin e tabletave të drogës sintetike, ku ishin gjetur dhe konfiskuar më shumë se 634 mijë tableta “Captagon”.
Sipas policisë greke, një tjetër i arrestuar e kishte vuajtur në SHBA NJë denim me burg për përfshirje në trafik armësh nga Evropa.
(Sipas Zërit të Amerikës)