Në Kosovë arrestohen dy të dyshuar për përhapjen e ideologjisë terroriste

Prishtinë, 22 maj 2025 – Policia e Kosovës njoftoi se dy persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Në njoftim thuhet se arrestimi i tyre është bërë gjatë një operacioni të zhvilluar në Fushë Kosovë dhe në Malishevë, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Dy arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale  ‘nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe ‘shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste’, duke përdorur rrjetet sociale”, ka njoftuar prokuroria.

Policia dhe Prokuroria nuk e kanë publikuar identitetin e të arrestuarve.

Mediet në Kosovë raportojnë se të arrestuarit janë: Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu.

Sipas burimeve të medieve, njërit nga të arrestuarit i janë vrarë dy vëllezër në konfliktin e Sirisë, kure tjetri ka qenë i njohur për policinë.

Bibaj dhe Musliu i kanë shpërndarë mesazhe të organizatave terroriste dhe thirrje që nxisin përçarje dhe mosdurim.

(r.m.)