Në Kosovë arrestohet edhe një person i dyshuar për spiunazh

Prishtinë, 13 gusht 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se një person, me inicialet F. S., është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “spiunazh”.

Prokuroria bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar sot, më 13 gusht 2026, herët në mëngjes, në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Merdar afër Podujevës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, me inicialet F. S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Spiunazh’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarit, për veprimtarinë për të cilën dyshohet ai, për personat apo strukturat me të cilat dyshohet se ka lidhje apo për informacionet që dyshohet se i ka siguruar ose i ka përcjellë. Prokuroria e ka mbuluar fytyrën e të arrestuait në fotot e aksionit të policisë.

KALLXO.com, duke iu referuar burimeve brenda institucioneve të drejtësisë, raportoi se i dyshuari për spiunazh i arrestuar në Merdar F.S. është Fehim Sali. Të dhëna të tjera lidhur me të arrestuarin nuk janë publikuar. 

Transmetuesi publik i Kosovës, RTK, raporton se Fehim Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.

Sali punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit. Më herët ai ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes së Kosovës.

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Dragashit, Filiz Mustafa, ka bërë të ditur se Feim Sali punon si mësimdhënës në një shkollë në Dragash që funksionon në kuadrin e sistemit arsimor të Serbisë. 

Mustafa e ka publikuar një fotografi të Fehim Salit bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq. Sipas Mustafës, kjo foto është bërë para disa vitesh.

Policia dhe Prokuroria njoftuan se pas arrestimit të F.S. është kryer bastisje në vendbanimin e tij në Dragash.

njoftim thuhet se gjatë bastisjes janë gjetur e sekuestruar 39 mijë e 500 euro para të gatshme, 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente të ndryshme me interes për ndriçimin e rastit.

May be an image of money and text

Prokuroria ka thënë se hetimet me qëllim hedhjen në dritë të plotë rastin do t’i vazhdojë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka theksuar se institucionet kompetente do të vazhdojnë ndjekjen penale të personave për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara se janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, veçanërisht në rastet që lidhen me cenimin e sigurisë kombëtare.

(r.m.)