Në Kosovë arrestohet një i dyshuar për spiunazh

Prishtinë, 6 maj 2025 – Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka arrestuar sot një person me inicialet H.S., shtetas i Kosovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”. Atij i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

Mediet në Kosovë e kanë publikuar identitetin e të arrestuarit. Ai është Hysri Selimi

Sipas njoftimit të Prokurorisë, arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni të përbashkët me Policinë e Kosovës dhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Me urdhëresë të gjykatës është kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari për kryerjen e veprës penale.

“Në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente, është kryer edhe bastisje në dy lokacione në Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale. Prokurori i shtetit nga PSRK-ja, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.

(r.m.)

Comment

*