Në Kosovë, dyfishohet numri i rasteve me koronavirus

Prishtinë, 4 gusht 2021 – Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, është dyfishuar numri i rasteve të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) raportoi segjatë kësajperoiudhe janë regjistruar  221 raste të reja, ndërsa një ditë të parë ishin regjistruar 110 raste.

Instituti ka raportuar edhe për një viktimë të koronavirusit. I ndjeri ka qenë nga Prishtina.

Ndërkaq, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës raportohet se në klinikat COVID dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 888 pacientë me koronavirus.

This image has an empty alt attribute; its file name is Raporti-i-Ministrise-se-Shendetesise-per-COVID-19-640x640.jpg

Veçanërisht për shqetësim është fakti se pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave të reja, nga 20 deri në 39 vjeç.

Ekspertët e mjekësisë thonë se 90 për qind e rasteve të reja janë të infektuara nga variant “Delta” i koronavirusit, një variant ky më përhapës se sa veriantet tjera të këtij virusi.

Megjithkëtë, komiteti i ekspertëve nuk ka vendosur ende ndonjë masë shtesë përparandalimin e përhapjes së shpejtë të pandemisë.

Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që përhapja e pandemisë të parandalohet përmes vaksinimit të popullsisë. Deri më sot në Kosovë janë dhënë 460.297 vaksina, ndërsa të dyja dozat i kanë marrë 162.807 persona.

Qeveria ka objektiv imunizimin e 60 përqind të popullatës, deri në muajin shtator, objektiv ky që duket vështirë i realizoueshëm, për shkak të dinamikës së vaksinimit. Deri para pak ditësh, interesimi i qytetarëve për vaksinim kaqenë mjaft i ulët. Ky interesim është rritur ditëve të fundit, pas raportimeve për rritje të rasteve të reja të infeksionit nga koronavirusi.

(r.m.)