Në Kosovë, edhe 26 viktima nga COVID-19

Prishtinë, 3 shtator 2021 – Ministria e Shëndetësisë eKosovës njoftoi të premten, më 3 shtator, se 26 persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) raportoi se gjatë kësaj periudhe kohore janë konfirmuar 1.448 raste të reja me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, kjo shifër e të infektuarve ka rezultuar nga testimi i 12.558 mostrave, në laboratorët publikë dhe private të vendit. Kjo do të thotë se rreth 12 për qind e persona të testuar kanë rezultuar pozitivë në koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve paraprake janë shëruar 1.421 persona të ishin të infektuar me COVID-19.

Sipas këtyre të dhënave, në Kosovë janë aktive me koronavirus 26.525 raste.

Ministria e Shëndetësisë kanjoftuar edhe për dinamikën e vaksinimit kundërkoronavirusit. Sipas tëdhënave të kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 20. 479 doza të vaksinës.

Deri më tani, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë 298.445 persona, ndërsa në total janë administruar 882.718 doza.

Nga qendrat e vaksinimit raportohet për shtim të numrit të qytetarëve të interesuar për t’u vaksinuar. Ky interesim, pa dyshim, wshtw rritur pas rritjes sw shofrave tw tw infektuarve dhe, sidomos, tw viktimave.

 

(r.m.)