Prishtinë, 4 nëntor 2026 – Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, ka bërë të ditur se një grup kriminal ndërkombëtar është goditur në Kosovë gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Sfeçla, në një postim në Facebook, ka thwnw se gjatw operacionit janë arrestuar pesw anwtarw tw gruput dhe janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu
“Edhe një grup kriminal ndërkombëtar është goditur falë punës profesionale dhe angazhimit të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në këtë operacion të suksesshëm janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro. Po ashtu, janë arrestuar pesë të dyshuar për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar dhe të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”, ka shkruar ai.
Sfeçla nuk ka dhënë detaje mbi operacionin as nuk e ka publikuar identitetin e të arrestuarsve, por i ka lavdëruar institucionet e sigurisë në Kosovë. Ai ka theksuar se Kosova “nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët”.
“Angazhimi ynë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve vetëm sa do të rritet, me edhe më shumë vullnet dhe këmbëngulësi. Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët, e as për aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e rinisë dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar ministri Sfeçla.
(r.m.)