Në Kosovë po zhvillohet balotazhi për kryetarët e 18 komunave

Prishtinë, 9 nëntor 2025 – So në Kosovë po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave: Prishtinës, Mitrovicës së Jugut, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Gjilanit, Suharekës, Vushtrris Vushtrrisë, Klinës, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Rahovecit, Vitisë, Kaçanikut, Dragashit, Junikut, Mamushës dhe Kllokotit.

Në këto komuna, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Votimi po zhvillohet në 507 qendra të votimit me 1628 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, njoftoi se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, në orën 7:00, dhe se procesi po zhvillohet pa probleme.

“Procesi i votimit në 18 komuna për kryetarë ka nisur me kohë. Sot procesi i votimit zhvillohet në 507 qendra, me gjithsej 1628 vendvotime, të cilat janë të hapura dhe 18 qendra të tjera, nga një për çdo komunë, për të mundësuar votimit me kusht”, tha Elezi.

Policia e Shtetit njoftoi se ka marrë masa shtesë që për sigurimin e mbarëvajtjes së procesit të votimit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tha se Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Ai bëri të ditur se në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 80 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të mbikëqyrin procesin e votimit në gjithë territorin e Kosovës.

Krerët e institucioneve shtetërore dhe të subjekteve politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë për kandidatët te të cilët kanë më shumë besim.

Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote në balotazh kanë mbi 1 milion e 316 mijë qytetarë me të drejtë vote.

(r.m.)