Në Kosovë, vazhdon trendi i rritjes së shifrës së të infektuarve me COVID-19

Prishtinë, 14 gusht 2021 – Në Kosovë vazhdon trendi i shtimit të numrit të të infektuarve nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IPSHPK) njoftoi të shtunën se një person ka vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Viktima është një grua nga komuna e Gjilanit,e grumoshës 40-49 vjeçare.

IKSHPK njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 1.370 raste të reja pozitive. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve të regjistruar në harkun kohor prej 24 orësh.

Personat e moshës midis 20 e 29 vjeçare përbëjnë grupin më të të madh të rasteve pozitive të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Më se 354 të infektuar janë të kësaj moshe.

Por, veçanërisht shqetësuese është shifra e fëmijëve të infektuarme COVID-19. 29 të infektuar janë fëmijë të moshës prej zero deri në 9 vjeç, kurse  më se 165 raste janë fëmijë të moshës midis 10 e 19 vjeç.

Sipas raportit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 pacientë më COVID-19, ndërsa aktive janë më se 6.815 raste.

Që prej marsit të vitit 2020 e deri më 14 gusht në Kosovë janë regjistruar gjithsej 115.151 të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 2.280 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë njofton se me rritjen e shifrave të të infektuarve është rritur edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim. Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 19.538 doza të vaksinës. Kjo është shifra më e lartë e vaksinave të administruara gjatë një ditë në Kosovë.

Më se 202.647 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës, ndërsa numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 559.007.

(r.m.)